LLUKËSË Krej 14.

Krej 14.
1Edhe ay kur erdhi, ndë shtëpit të një njeriu nga të parët’ e Farisenjet për të shëtunë të hajë bukë, ata ishinë tuke vënë re atë.
2Edhe javoka një njeri i idhropiqasurë tek ishte përpara ati.
3Edhe Jisuj u përgjeq e u tha nomtarëvet edhe Farisenjet, tuke thënë: “Ndë qoftë se ësht’ e udhësë të shëronjë për të shëtunë?” Edhe ata nukë bënë zë.
4Atëhere ay e kapi edhe e shëroj, edhe e lëshoj.
5Pastaj u përgjeq e u tha atyre: “Kujt prej jush t’i bierë gomari a kau ndë pus, edhe nukë do t’e nxjerrë sakaqëherash për ditë të shëtunë?”
6Edhe ata nukë mundinë t’i përgjigjeshinë mbë këto fialë.
7Edhe u thoshte një paravoli atyreve që ishinë ftuarë (sepse vinte re, qysh sgjidhinë vëndet’ e parë), tuke thën’ atyreve:
8“Kur të ftoneç nga ndonjë ndë dasmë, mos rri ndë krye të mësallësë, mbase mos është ftuarë prej ati ndonjë tietrë më i nderëshim se ti.
9Edhe vien ay që ftoj tyj edhe atë, e të thotë: Epi vëndinë këti; edhe atëherë do të zësh me turp të rriç ndë vënt të funçim.
10Po kur të ftoneç, shko e rri ndë vënt të funçim, që, kur të vinjë ay që të ka ftuarë, të të thotë tyj: Mik, hipë më siprë. Atëherë do të jetë lavdim për tyj përpara atyreve që rrinë ndë mësallë bashkë me tyj.
11Sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti do të përungjetë, edhe ay që përunq vetëhen’ e ti do të ngrihetë lart.”
12I thoshte edhe ati që kish ftuarë atë: “Kur të bënjç drekë a darkë, mos thirrë miqt’ e tu, as vëllezërit’ e tu, as njerëzit’ e tu, as fëqinj të pasurë; mbase mos të thërresënë prapë edhe ata, edhe bënetë shpagim mbë tyj.
13Po kur të bënjç gosti, thirrë të vobeq, ulokë, të çalë, të verburë.
14Edhe do të jesh i lumurë, sepse ata nukë kanë të ta shpaguanjënë; edhe do të të shpaguhetë ndë ngjallëjet të drejtëvet.”
15Edhe një nga ata që kishinë ndenjurë bashkë ndë mësallë, kur dëgjoj këto fialë, i tha: “Lum ay që të hajë bukë ndë mbëretërit të Perëndisë.”
16Edhe ay i tha ati:
“Një njeri bëri një darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë.
17Edhe ndë kohët të darkësë dërgoj shërbëtorin’ e ti, t’u thoshte atyreve që ishinë thirrë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati.
18Po të gjithë zunë me një fialë të hiqeshinë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se: Bleva një arë, edhe kam nevojë të dal e t’e shoh; të lutem, lërëmë.
19Edhe një tiatrë tha: Bleva pesë pëndë që, edhe po vete t’i provonj; të lutem, lërëmë.
20Edhe një tiatrë tha: Mora grua; edhe përandaj nukë munt të vinj.
21Edhe ay shërbëtori erdhi, edhe i dëfteu të zot këto. Atëhere i zoti shtëpisë u zëmërua, e i thotë shërbëtorit ti: Dil shpejt ndëpër rrugat e ndëpër udhët të qytetit, edhe bierë këtu brënda të vobeqt’ e ulokët’ e të çalët’ e të verburitë.
22Edhe shërbëtori tha: Zot, u bë sikundrë urdhërove, po është vënt edhe më.
23Edhe zoti i tha shërbëtorit: Dil ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe ngut të hynjënë, për të mblushurë shtëpia ime.
24Sepse po u them juve, se asnjë nga ata njerëzitë që qenë thirrë nukë do të ngjëronetë darkënë time.”
25Edhe shumë gjëndëje shkoninë bashkë me atë; edhe ay u këthye e u tha atyre:
26“Nd’ arthtë ndonjë tek unë, edhe nukë mërzit tatën’ e t’ëmën’ e gruan’ e djemt’ e vëllezërit’ e motëratë, po edhe jetën’e ti, nukë munt të jetë nxënësi im.
27Edhe ay që nukë mbar ndë krahë kryqn’ e ti, e s’vien prapa meje, nukë munt të jetë nxënësi im.
28Sepse cili prej jush do të ndërtonjë një pirk, edhe nukë rri më përpara të llogarisnjë sa ka për të prishurë, ndë pastë atoqë duhenë për të mbaruarë?
29Mbase si të vërë themelinë, e të mos muntnjë t’e mbaronjë, atëherë gjith’ ata që të vënë re do të zënë të qeshnjënë me atë, tuke thënë, se:
30Kyj ësht’ ay njeriu që zuri të ndërtonjë, edhe nukë mundi t’e mbaronjë.
31Apo cili mbëret, tuke vaturë të lëftonjë me një tiatrë mbëret, nukë rri më përpara edhe mendonetë, ndë qoftë i fortë me dhietë mijë t’i dalë përpara ati që vien kundrë ati me njëzet mijë?
32Se ndë mos, kur ësht’ ay edhe lark, dërgon lajmësi, e kërkon të bënjë paqtim.
33Kështu pra gjithësecili prej jush që nukë mohon gjithë pasëjen’ e ti, nukë munt të jetë nxënësi im.
34Krypa ësht’e mirë, po ndë u prishtë krypa, me se do të ndreqetë?
35Nuk’ është më e vëjyershime as për dhe, as për plehë; po e hedhënë jashtë. Ay që ka veshë të ndigjonjë, le të ndigjonjë.”

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

LLUKËSË Krej 14.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល