LLUKËSË Krej 13.
Krej 13.
1Edhe nd’atë kohë ishin’ atie përpara disa vetë tuke i dëftyer’ ati për Galileanët, se Pillati u trazoi atyre gjaknë bashkë me kurbanet’ e atyreve.
2Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Kujtoni se këta Galileanë ishinë më fajtorë se gjithë Galileanëtë, sepse pësuanë të tilla punë?
3Jo, po u them juve; po ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu do të humpni.
4Apo ata të tetë-mbë-dhietë, mbi të cilët ra pirgu ndë Silloam, edhe i vrau, kujtoni se këta ishinë fajtorë me teprë se gjithë njerëzitë që rrinë ndë Jerusalim?
5Jo, po u them juve; po ndë mos u pendofshi, të gjithë kështu do të humpni.”
6Edhe thoshte këtë paravoli: “Një njeri kishte mbiellë një dru fiku ndë veshtë të ti; edhe erdhi të marrë pemë prej ati, po nukë gjeti.
7Edhe i tha vëreshtarit: “Na tek po vinj tre viet të marr pemë prej këti drurit fikut, edhe nukë gjenj; preje; përse të zërë vëndinë kot?”
8Po ay u përgjeq e i tha: “Zot, lere edhe këtë vit, gjersa të rëmih rrotull’ ati, e t’i shtie plehë.
9Edhe ndë bëftë pemë, mirë; po ndë mos bëftë, do t’e preç pastaj.”
10Edhe ay tuke mësuarë për të shëtunë mbë një sinagogji;
11Edhe na një grua që kishte frymë sëmundëje tetë-mbë-dhietë viet, edhe ishte kurrusurë, e nukë munte fare të ngrihej përpietë.
12Edhe Jisuj kur pa atë, e thirri afërë, edhe i tha: “Grua, shpëtove prej sëmundëjesë sate.”
13Edhe vuri duartë mbi atë; edhe ajo përnjëherë u drejtua, edhe lavduronte Perëndinë.
14Po i pari sinagogjisë u përgjeq me zemërim, sepse Jisuj shëroj për të shëtunë, e i tha gjëndëjesë: “Gjashtë dit janë që duhetë të punoni ndër ato, ndër këto pra vini e shërohi, e jo për ditë të shëtunë.”
15Zoti u përgjeq e i tha: “Ipokrit, gjithësecili prej jush të shëtunë nukë sgith kan’ e ti, a gomarin’ e ti nga grashti, edhe e siell e i ep ujë?
S 16Edhe këjo që ësht’ e bij e Avraamit, të cilënë na tek e pat lidhurë Satanaj tetë-mbë-dhietë viet, nukë duhej të sgjidhej prej këti të lidhuri për ditë të shëtunë?”
17Edhe ay kur thoshte këto, gjith’ ata që i delinë kundrë turpëroneshinë; edhe gjithë gjëndëja gëzonej për gjithë punët’ e lavduruarshime që bëneshinë prej ati.
18Edhe ay thoshte: “Me se përgjan mbëretëri’ e Perëndisë? Edhe me se ta përgjanj?
19Përgjan me një koqe sinapi, të cilën’ e mori një njeri, edhe e hodhi ndë kopështë të ti; edhe u rrit, e u bë dru i math, edhe shpesët’ e qiellit erdhë e ndenjnë ndë degat t’ati.”
20Edhe përsëri tha: “Me se ta përgjanj mbëretërin’ e Perëndisë?
21Përgjan me brumë, të cilin’ e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mielli, gjersa u mbrujt gjithë.”
22Edhe shkonte ndëpër qytete e ndëpër fshatëra tuke mësuarë, edhe tuke bërë udhë për Jerusalim.
23Edhe një njeri i tha: “Zot, vallë të pakë jan’ ata që shpëtonjënë?”
24Edhe ay u tha atyre: “Mundohi të hyni ndëpër derët të ngushtë; sepse shumë vetë, po u them juve, do të kërkonjënë të hynjënë, edhe nukë do të muntnjënë.
25Passi të ngrihet’ i zoti shtëpisë, e të mbyllnjë derënë, atëherë do të ziri të rrini jashtë, e të trokëllini ndë derët, tuke thënë: Zot, Zot, hap-na; edhe ay do të përgjigjet’ e do t’u thotë juve:
26Nuk’ u di juve se nga jeni. Atëhere do të ziri të thoni: Hëngrëm e pim përpara teje, edhe mësove ndëpër rrugat tona.
27Po ay do të thotë: Po u them juve, nuk’ u di juve se nga jeni; ikëni prej meje gjithë ju punëtorët’ e paudhërisë.
28Atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamin’ e Isaakun’ e Jakovin’ e gjithë profitëtë ndë mbëretërit të Perëndisë, edhe juve nxierrë jashtë.
29Edhe do të vinjënë nga të lindurit’ e nga të perënduarët’ e diellit, edhe nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe do të ungjenë të rrinë ndë mbëretërit të Perëndisë.
30Edhe na te janë të prapsëmë që do të jenë të parë, edhe të parë që do të jenë të prapsëmë.”
31Atë ditë erdhë disa Farisenj, tuke thënë ati: “Dil e ikë së këtejmi, sepse Irodhi do të të vrasë.”
32Edhe ay u tha atyre: “Hiqni e i thoni kësaj dhelpëre: Na tek nxier diaj, edhe shëronj sot edhe nesërë, edhe të tretënë ditë mbaronem.
33Po më duhetë të vete sot edhe nesërë edhe tiatrënë ditë që vien; sepse nukë munt të prishetë profit jashtë Jerusalimit.
34Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëtë, edhe rreh me gurë ata që janë dërguarë te ti, sa herë desha të mbëleth dielmt’ e tu, posi pula zoqt’ e saj ndënë krahët, edhe nukë deshtë!
35Na shtëpia juaj te po u lihetë (e shkretë). Edhe vërtet po u them juve, se nukë do të më shihni gjersa të vinjë koha, kur të thoni: I bekuar’ ësht’ ay që vien mb’ emërit të Zotit.”
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
LLUKËSË Krej 13.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.