LLUKËSË Krej 11.

Krej 11.
1Edhe ay kur po falej ndë një vënt, si pushoj, një nga nxënësit’ e ti i tha: “Zot, mësona të falemi, sikundrë edhe Joanni mësoj nxënësit’ e ti.”
2Edhe ay u tha atyre: “Kur të faleni, thoni:
Ati ynë që je ndë qiejet, u shënjtëroft’ emëri yt; arthtë mbëretëria jote; u bëftë dashurimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet.
3Bukënë tonë të përditëshmen’ epna neve përditë.
4Edhe falna fajetë tanë, sepse edhe neve ia falmë kujdo që na fëjen; edhe mos na shtierë ndë gucim, po shpëtona prej të ligut.”
5Pastaj u tha atyre: “Cili prej jush do të ketë një mik, edhe do të vejë tek ay ndë mest të natësë, e t’i thotë: Mik, më huaj tri bukë;
6Sepse erdhi një miku im prej udhësë tek unë edhe s’kam ç’t’i vë përpara.
7Edhe ay do të përgjigjetë përbrënda e t’i thotë: Mos më ep mundim; sepse dera është mbyllurë tashti, edhe çunat’e mi kanë rënë ndë shtrat bashkë me mua; s’munt të ngrihem e të t’ap.
8Po u them juve: Edhe ndë mos u ngritë t’i apë, sepse është miku i ati, po nga të paturpëruarët’ e ati do të ngrihetë t’i apë sa t’i duhenë.
9Edhe unë po u them juve: Lypni, edhe do t’u epetë juve; kërkoni edhe do të gjeni; trokollini, edhe do t’u hapetë juve.
10Sepse kushdo që lypën merr; edhe kushdo që kërkon gjen; edhe ati që trokollin do t’i hapetë.
11Edhe ndë është ndonjë prej jush atë, edhe ndë i kërkoftë bukë i biri, sos do t’i apë gur? Apo ndë i lyptë peshk, sos do t’i apë gjarpërë ndë vënt të peshkut?
12Apo ndë i kërkoftë ve, sos do t’i apë sfurk?
13Kur ju pra që jeni të liq dini t’u epni bijvet tuaj të dhëna të mira, sa më teprë Ati që është prej qielli do t’apë Frymë të Shënjtëruarë atyre që të lypënjënë prej ati?”
14Edhe po nxirte një diallë, edhe ay ish i shurdhurë; edhe dialli kur dolli, i shurdhuri foli; edhe gjëndëja u çuditnë.
15Po ca nga ata thanë, se: “Nxier diajtë me anë të Veelzevulit të parit diajvet.”
16Edhe ca të tierë tuke gucitur’ atë kërkoninë prej ati shënjë nga qielli.
17Po ay si kupëtoj mendimet’ e atyre, u tha: “Çdo mbëretëri ndë u ndaftë kundrë vetëhesë saj, shkretonetë; edhe një shtëpi, ndë u ndaftë kundrë vetëhesë saj, rrëzonetë.
18Edhe Satanaj pra ndë qoftë se u nda kundrë vetëhesë ti, qysh do të qëndronjë mbëretëri’ e ati? Sepse thoni se unë nxier diajtë me anë të Veelzevulit.
19Po unë ndë nxier diajtë me anë të Veelzevulit, bijtë tuaj me anë të cilit i nxierënë? Përandaj ata do të jenë gjyqtarëtë tuaj.
20Po ndë nxier unë diajtë me gishtin’ e Perëndisë, vallë mbëretëri’ e Perëndisë hariu mbë ju?
21I forti kur ruan armatosurë avllin’ e ti, gjithë gjëj’ e ati është ndë paqtim.
22Po kur të vinjë më i forti se ay, e t’e muntnjë, merr gjith’ armët’ e ati, që shpërente mb’ ato, edhe ndan plaçkat’ e ati.
23Kush nuk’ është me mua, është kundrë meje; edhe kush nukë mbëleth bashkë me mua, përndan.
24Frym’ e ndyrë kur del prej njeriut, vete ndëpër vënde të thatë, pa ujë, edhe kërkon të prejturë; edhe kur të mos gjenjë, thotë: Le të këthenem ndë shtëpit time, andej nga dolla.
25Edhe kur vien, e gjen fshir’ e stolisurë.
26Atëhere vete e merr me vetëhe shtatë fryma të tiera më të këqia se vetëhen’ e saj, edhe hynjën’ e rrinë atie; edhe të pastajmet’ e ati njeriu bënenë më të këqia se të paratë.”
27Edhe ay kur po thoshte këto, një grua ngriti zë prej gjëndëjesë e i tha: “Lum ay bark që të ka mbarturë, edhe ato gjij që ke thithurë.”
28Po ay tha: “Lum më fort ata që ndigjonjënë fialën’ e Perëndisë edhe e ruanjënë.”
29Edhe gjëndëja kur po mbëlidhej, zuri të thotë: Kyj bres ësht’ i lik; kërkon shënjë; edhe shënjë nukë do t’i epetë përveç shënjësë profitit Jona.
30Sepse sikundrë Jonaj u bë shënjë ndë Ninevitët, kështu edhe i bir’ i njeriut do të jetë mbë këtë bres.
31Mbëretëresha e mesditësë do të ngrihetë ndë ditë të gjyqit bashkë me njerëzit’ e këti brezi, edhe do t’i gjykonjë për të keq; sepse erdhi nga an’ e së mbaruarit dheut të ndigjonjë diturin’ e Sollomonit; edhe na ku është këtu më teprë se Sollomoni.
32Burrat’ e Ninevisë do të ngjallenë ndë gjyq bashkë me këtë bres, edhe do t’e gjykonjënë për të keq, sepse u penduanë nga të leçiturit’ e Jonajt; edhe na ku është këtu më teprë se Jonaj.
33Edhe asnjë, kur ndes kandilenë, nuk’ e vë ndë vënt të fshehurë, as ndënë shënik, po mbi kandilerinë, që të shohënë dritënë ata që hynjënë brënda.
34Kandil’ i trupit është syri: syri yt pra kur të jet’ i qëruarë, edhe gjithë trupi yt është’ i ndriturë; po kur’ të jet’ i keq, edhe trupi yt ësht’ i errëtë.
35Vështro pra drita që është te ti mos jetë errësirë.
36Ndë qoftë pra gjithë trupi yt i ndriturë, pa pasurë ndonjë anë t’errëtë, do të jet’ i ndriturë gjithë, posi kandileja kur të ndrit me të ndriturë.”
37Edhe si foli këto, një Farise i lutej të vejë për drekë tek ay; edhe ay hyri e ndenji ndë mësallë.
38Edhe Fariseu u çudit, kur pa, se nukë lau më përpara duartë para drekësë.
39Edhe Zoti i tha: “Tashi ju Farisenjtë qëroni të përjashtëmen’ e qeftit e të kupësë; po e përbrëndëshmeja juaj është plot me rrëmbim e me të keq.
40Të marrë, ay që bëri të përjashtëmenë, a nukë bëri edhe të përbrëndëshmenë?
41Veç epni elejmosinë gjënë tuaj, edhe na të gjitha te janë të qëruara te ju.
42Po mierëtë ju Farisenjtë! Sepse epni të dhietën’ e mëndrës’ e të piganit e gjithë lakravet, edhe liri mbë nj’anë gjyqinë edhe dashurin’ e Perëndisë. Këto duhej të bënitë edhe ato të mos i liritë.
43Mierëtë ju Farisenjtë! Sepse doni vëndin’ e parë ndëpër sinagogjit, edhe të përshëndeturatë ndëpër tregjet.
44Mierëtë ju shkronjësit’ edhe Farisenjtë, ipokritinj! Se jeni posi ata varretë që s’dukenë, edhe njerëzitë që ecënjënë përsiprë nukë dinë.”
45Edhe një nga nomtarët’ u përgjeq e i tha: “Mësonjës, tuke thënë këto shan edhe neve.”
46Edhe ay tha: “Mierëtë ju nomtarëtë përsëri! Sepse ngarkoni njerëzitë me barrë të rënda që s’mbarenë, edhe ju nuk’ i prekni barrëtë me majët të gishtrëvet tuaj.
47Mierët ju! Sepse ndërtoni varret’ e profitëvet, edhe atëritë tuaj i vranë.
48Vallë martirisni edhe pëlqeni punët’ e atëravet tuaj; sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni varret’ e atyreve?
49Përandaj edhe dituri’ e Perëndisë tha: Do të dërgonj ndër ata profitë edhe apostoj, edhe disa prej atyreve do t’i vrasënë, edhe do t’i ndiekënë.
50Që të kërkonetë prej këti brezi gjaku i gjithë profitëvet që është derdhurë që kur se është ngrehurë bota,
51Që prej gjakut t’Avelit e gjer mbë gjak të Zaharisë, që u vra ndërmest të theroresë edhe të tempullit; vërtet, po u them juve, do të kërkonetë prej këti brezi.
52Mierëtë ju nomtarëtë! Sepse ngrittë hapësin’ e mëndëjesë; ju nukë hytë, po ndaluat’ edhe ata që hynjënë.”
53Edhe kur u thoshte atyre këto, shkronjësit’ edhe Farisenjtë zunë t’e ndizinë teprë, edhe t’e shtrëngoninë të fliste për shumë punë,
54Sepse kishinë ngrehurë lak për atë, edhe kërkoninë t’i rrëmbeninë ndonjë fialë prej gojës’ ati, që ta përflasënë.

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

LLUKËSË Krej 11.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល