LLUKËSË Krej 10.
Krej 10.
1Edhe paskëtaj Zoti vuri edhe shtatë-dhietë nxënësë të tierë, edhe i dërgoj dy nga dy përpara ti, mbë çdo qytet e vënt, ku kishte për të vatur’ ay.
2U thoshte atyre pra: “Të korrët’ është shumë, po punëtorëtë janë të pakë; lutuni pra të zot të korrit të nxierrë punëtorë për të korrët’ e ti.
3Ecëni; na unë te po u dërgonj juve posi shqera ndë mest të ujqet.
4Mos mbajni kuletë, as trajstë, as sholla; edhe mos përshëndetni asndonjë mb’ udhë.
5Edhe nd’atë shtëpi që të hyni, më përpara thoni:
6Paqtim ndë këtë shtëpi. Edhe ndë qoft’ atie bir paqtimi, paqtimi juaj do të prëhetë mb’atë; po ndë mos, do të këthenetë ndër ju.
7Edhe mbetuni nd’atë shtëpi, tuke ngrën’ e tuke pirë nga ato që t’u apënë juve ata; sepse punëtori ësht’ i zoti pagësë ti; mos shkoni nga njëra shtëpi ndë tiatrë.
8Edhe mb’ atë qytet që të hyni, edhe t’u presënë juve, hani ato që u vënë përpara, juve.
9Edhe shëroni të sëmurëtë që gjëndenë nd’ atë, edhe thoni atyreve: “Mbëretëri’ e Perëndisë u afrua te ju.
10Po mb’ atë qytet që të hyni, edhe të mos u presënë juve, kur të delni ndëpër rugat t’ati qyteti, thoni:
11U shkuntmë juve edhe pluhurinë që na u ngjit prej qytetit tuaj; po këtë të dini, se mbëretëri’ e Perëndisë u afrua te ju.
12Edhe po u them juve, se nd’ atë ditë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë Sodhomë se nd’ atë qytet.
13Mierë ti Horazin! Miera ti Vithsajdha! Sepse ato çudia që janë bërë ndër ju, ndë ishinë bërë ndë Tyrë e ndë Sidhonë, që kurë do t’ishinë penduarë tuke ndenjurë ndë thes e ndë hi.
14Po ndë Tyrë e në Sidhonë më i duruarshim do të jetë mundimi ndë ditë të gjyqit se mbë ju.
15Edhe ti Kapernaumë, që u lartove gjer ndë qiell, do të sbreç gjer ndë hadhë.
16Ay që të ndigjonjë juve, ndigjon mua; edhe ay që nukë u zë për gjë juve, nukë zë për gjë mua; edhe ay që nukë zë për gjë mua, nukë zë për gjë atë që më dërgoj.”
17Edhe të shtatë-dhietët’ u këthyenë me gëzim, tuke thënë: “Zot, edhe diajtë na ndigjonjënë mb’emërit tënt.”
18Edhe ay u tha atyre: “Vështronjam Satananë tuke rënë nga qielli posi vetëtimë.
19Na te po u ap juve pushtet që të shkelni mbi gjërpinj e mbi sfurqe, edhe mbi gjithë fuqin’ e arëmikut; edhe asndonjë gjë nukë do t’u bënjë keq juve.
20Po mos u gëzoni për këtë, se u ndigjonjënë juve frymat’ e këqia; po gëzohi më teprë, se emëratë tuaj u shkruanë ndë qiejet.”
21Nd’ atë orë Jisuj u gëzua ndë shpirt, edhe tha: “Të falem ndersë, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se fshehe këto nga të diturit’ e nga të mënçëmitë, edhe ua sbulove foshnjevet; po, o Atë, se kështu u pëlqye përpara teje.
22Të gjitha m’u dhanë ndë dorë prej tim et; edhe asnjë nukë di cili është biri, veç Ati; edhe cili ësht’ Ati, veç biri, edhe ati që të dojë biri t’ia sbulonjë.”
23Edhe u kthye te nxënësitë, e tha veçanë: “Lum ata sy që shohënë këto që shihni.
24Sepse po u them juve, se shumë profitë edhe mbëretrë deshnë të shihin’ ato që shihni ju, e nuk’ i panë; edhe të ndigjonin’ ato që ndigjoni ju, po nuk’ i ndigjuanë.”
25Edhe na tek u ngrit një nomtar tuke gucitur’ atë, e tuke thënë: “Mësonjëns, ç’të bënj, që të trashëgonj jetën’e pasosurë?”
26Edhe ay i tha: “Ç’është shkruarë ndë nomt? Qysh këndon?”
27Edhe ay u përgjeq e tha: “Të duash Zonë Perëndinë tënt me gjithë zemrënë tënde, edhe me gjithë shpirtinë tënt, edhe me gjithë fuqinë tënde, edhe me gjithë mëndëjenë tënde“, edhe “të afërminë tënt posi vetëhenë tënde. “
28Edhe ay i tha: “U përgjegje drejtë; bën këtë, edhe do të rronjç.”
29Po ay donte të nxirrte vetëhen’ e ti të drejtë, i tha Jisujt: “E cili më ësht’ i afërm?”
30Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “Një njeri sbriste nga Jerusalimi ndë Jeriho, edhe ra ndër duar të kursarëvet, të cilëtë si e sveshnë, edhe e bënë me plagë, iknë edhe e lanë gjysmë vdekurë.
31Edhe qëlloj që shkoj asaj udhe një prift; edhe kur pa atë, shkoj nga ana tiatrë.
32Kështu edhe një Levit posa harriu nd’ atë vënt, erdhi e pa, edhe shkoj nga ana tiatrë.
33Po një Samarit, tuke ecurë udhësë, erdhi ndë vënt tek ishte ay, edhe kur e pa, iu dhëmp;
34Edhe erdhi përanë, e i lidhi plagëtë, tuke derdhurë mbi ato vaj e verë; edhe e hipi ndë kafshët të ti, edhe e solli ndë një shtëpi të botësë, edhe i pat kujdes.
35Edhe mbë të nesërmet, kur do të delte, nxori dy dinarë, edhe ia dha shtëpiakësit botësë, edhe i tha: Ki kujdes këti njeriu; edhe ç’të priç më teprë, unë t’i kam për të dhënë, kur të këthenem,.
36Cili nga këta të tre të duketë se u bë i afërmi ati që ra ndë duar të kursarëvet?” Edhe ay i tha:
37“Ay që bëri përdëllim për atë.” Jisuj pra i tha: “Ecë, edhe ti bën kështu.”
38Edhe ata kur po shkoninë, ay hyri ndë një fshat; edhe një grua që e kishte emërinë Marthë, e priti ndë shtëpit të saj.
39Edhe ajo kish një motërë që e qjuaninë Mari, e cila ndenji përanë këmbëvet të Jisujt, edhe ndigjonte fialën’ e ati.
40Edhe Martha mundonej shumë tuke shërbyerë; edhe pastaj dolli përpara ati, e tha: “Zot, nukë do të dish, se ime motërë më la vetëmë të shërbenj? Thuaj pra asaj të më ndihnjë.”
41Edhe Jisuj u përgjeq e i tha asaj: “Marthë, Marthë, përpiqe e mundone për shumë punë; po për një punë është nevojë”; edhe Maria sgjodhi piesën’ e mirë, që nukë do të merretë prej asaj.
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
LLUKËSË Krej 10.: DERKK79
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Interconfessional Bible Society of Albania.

: