Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 7 NGA 14

Si një nënë që jep mësim në shtëpi, përdorja një pjesë të mirë të stinës së verës për të vendosur qëllime dhe për të rregulluar programin mësimor. Vera e vitit 1999 nuk ishte ndryshe, përveç faktit që isha e fokusuar dyfish sepse isha në pritje të fëmijës tonë të shtatë në tetor. Duhet të mendoja për gjithçka me shumë kujdes, përpara se të ishte tepër vonë për të menduar.



Pas një planifikimi të gjatë, mbeti një vendim i rëndësishëm pa marrë. Samueli, i cili sapo kishte mbushur katër vjeç, kishte shumë vështirësi me të folurin. Kisha dyshimet e mia se terapia e të folurit do të mund ta ndihmonte. Por në orarin e një programi shkollor ku një xhest i thjeshtë si të përgjigjesh një telefonate mund të prishë gjithçka, takimet e mesditës mund ta shpien familjen drejt shpërqëndrimit. Nga ana tjetër, po sikur ky vit të ishte pikërisht mundësia më e mirë për Samuelin të përvetësonte të folurin, dhe unë të isha thjesht shumë dembele për ta shpënë në një kurs përmirësimi?



Më kujtohet shumë qartë mbasditja e së shtunës, kur dola për një shëtitje-dhe-bashkëbisedim me Zotin. Ja parashtrova në këtë mënyrë Atij: “Ja se çfarë kam nevojë të di: Duhet Samueli të bëj një terapi për të folurin këtë vit, apo mund të presi deri sa të jetë pesë vjeç?” Ishte kaq e thjesht dhe specifike. Heshtja vijoi, por nuk isha e shkurajuar. Perëndia me siguri do më tregonte. E dija këtë sepse Ai gjithmonë e kishte bërë më parë. Kështu që vazhdova të ecja me pritshmëri.



Dita në vijim ishte e diel, dhe familja jonë ishte në kishë si zakonisht. Kur erdhi koha që të fillonte shërbesa, pastorja jonë Jessica Moffatt na befasoi duke dalë në qendër të kishës e veshur me një kostumë si Suzanna Wesley (nëna e John Wesley, themeluese e emërtimit Metodist). Në monologun që vijoi, ajo përshkroi në vetën e parë me një theks anglez, se si ishte të ishe nëna e nëntëmbëdhjetë fëmijëve! Ajo foli për mbështetjen e saj tek Zoti në shumë raste, dhe më pas ajo filloi të flasë për shqetësimin për njërin nga djemtë e saj që quhej Samuel. Unë u ula drejt. “Suzana” filloi të tregojë se Samuel Wesley ishte pesëvjeç dhe nuk kishte thënë kurrë një fjalë të vetme. Papritur një ditë ai filloi të fliste me fjali të plota.



Duke dëgjuar nga vendi ku isha ulur në rreshtin e tretë, e dallova zërin e Perëndisë. “Samueli nuk do të ketë nevojë të flasë derisa të jetë pesë vjeç. Prit deri vitin tjetër për terapinë e të folurit.” Çfarë paqe, çfarë sigurie shoqëruan planet e mija gjatë vjeshtës. Samueli e bëri terapinë e të folurit vitin më pas dhe shqiptimi i tij u përmirësua në mënyrë rrënjësorë.



Perëndia dëshiron që ne ti bëjmë Atij pyetje specifike dhe të drejtohemi nga vullneti i Tij. Ai kujdeset me të vërtetë për detajet.

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdue...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë