Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 12 NGA 14

Shkrimi i Shenjtë tregon për shumë raste të këndvështrimit dhe udhëzimit të Zotit përmes ëndrrave. Merr parasysh Jakobin, Jozefin (i biri i Jakobit) dhe Jozefin (babai tokësor i Jezusit). Dhe këta janë vetëm disa prej tyre.



Respekti për shembujt e mëparshëm të Biblës, më ka dhënë kurajën të kërkoj nga Zoti të flasë me mua edhe përmes ëndrrave. Nuk ndodh shpesh, por Zoti padyshim që më ka folur në këtë mënyrë ndikuese.



Një mëngjes herët pashë një ëndërr që ende e çmoj. Në ëndërr pashë një garazh të zymtë parkimi. Ndërsa shikoja, një mikeshë po ecte me mundim drejt një makine të parkuar, hapi derën e pasme, dhe ngriti vogëlushen e saj në sediljen e makinës. Vajza e vogël ishte e zemëruar dhe po shkelmonte. Me durim, butësi dhe me vendosmëri, mikja ime i vendosi rripat e sigurimit mes shumë rezistencave. Kur më në fund ja doli, ajo u ul në vendin e shoferit e lodhur dhe e stërmunduar.



Ndërsa pashë skenën, më bëri veçanërisht përshtypje këmbëngulja e saj e butë, të cilën e admiroja, dhe po në njëjtën mënyrë, dëshpërimi i saj i thellë, që të cilën e kuptoja shumë mirë. Si nënë me më shumë vite përvojë, e dija të vërtetën—ky ishte vetëm një sezon i shkurtër i prindërimit. Shpërblimet e investimit të saj, do të japin fryte në jetën e vajzës së saj, por ajo nuk duhet të heqë dorë.



Më interesonte shumë që ajo nuk ishte në gjendje të dinte atë që unë mund të shihja qartë, kështu që në ëndërr fillova t'i thërrisja mikes time: "Mos u dorëzo! Qëndro e fortë!"



Ndërsa e shihja, mikesha filloi të kontrollonte celularin e saj sikur kishte dëgjuar diçka në mënyrë të paqartë, por nuk ishte e sigurt për burimin. Ajo nuk e mësoi kurrë kush po i fliste ose çfarë i ishte komunikuar. Ajo u largua pa perspektivën e mençurisë.



Pasi u zgjova, shkrova ngjarjen e ëndrrës dhe përshtypjet e saj. Dhe gjatë gjithë mëngjesit, vazhdova të reflektoja me lutje për një kuptim të mundshëm.



Disa orë më vonë, Zoti ndau interpretimin—u shokova. Mikja ime në ëndërr më përfaqësonte mua dhe zëri që dëgjova duke inkurajuar ishte i Tij . Ëndrra më erdhi në një kohë kur po stërmundohesha me rolin e prindit. Ai donte që unë të dija se Ai kujdesej thellë për mua, dhe se familja ime sigurisht do të kalonte në sezone të tjera të jetës. Urtësia e marrë është një mësim që nuk e kam harruar kurrë sepse në një farë mënyre, e jetova atë përmes ëndrrës.

Dita 11Dita 13

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdue...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë