Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 10 NGA 14

Megjithëse ajo kishte shkuar në parajsë shumë vite para se të martohesha në familje, unë kisha dëgjuar shumë histori në lidhje me gjyshen e burrit tim, Emma Bald Ekhoff. Trashëgimia e saj ishin lutjet e saj me pasion. Një mik rrëfeu, "Lutjet e Emës prekën qiellin". Kështu që mund ta imagjinosh ngazëllimin tim kur një pasdite ndërsa po kërkonim nëpër kutitë e vjetra, hasëm në disa prej objekteve të kuzhinës së Emës - dhe midis sendeve të ndryshkura ishte ditari i saj! Duke hapur vëllimin e vogël, ngjyrë kafe, fillova të lexoj me pritje. Kishte një shënim për pothuajse çdo ditë të vitit 1942. Lexova deri në fjalën e fundit, pastaj e mbylla dhe e vendosa në vend. Këtu është e vërteta e pikëlluar: Nuk kishte asgjë brenda.



3 Mars: "Bëra hekurosjen dhe rregullova çorapet me shtiza."



8 Mars: “Të gjithë shkuan në kishë. Douglas ishte këtu për darkë. Po frynte shumë erë.”



9 Mars: "Pastrova bodrumin. Ditë e bukur. Shkruajta letra.”



Interesante? Po, sepse këto ishin detajet e jetës bujqësore të mesit të shekullit. Por ishte vetëm një vështrim minimal i trarëve të zhveshur. Fjalia më e pasionuar në një vit të shënimeve ishte, "Sot është ditëlindja e Dickut (burrit të saj). E dua shumë."



Arsyeto bashkë me mua. Si mendon se do kishte ndikuar tek unë po sikur të kisha zbuluar vargun kyç të jetës së saj, ose qëllimin kryesor që ajo kishte për vitin? Sa ndikim do kishte pasur, të kisha zbuluar disa këshilla të saj praktike dhe të perëndishme për jetën e përditshme, ose më mirë akoma çfarë donte më shumë rreth Jezusit dhe pse? Sa e rëndësishme do kishte qënë të kisha patur një lutje të shkruar—vetëm një?



Blloku i vogël i Emës është para meje tani, dhe pyes veten: A do të kishte shkruar ajo ndryshe, nëse do të dinte se sa shumë dëshiroja të dija për marrëdhënien e saj me Zotin? A do të kishte dashur ajo që përvoja e saj në lutje të përfshihej në librin tim mbi lutjen? Me siguri që ajo do të kishte dashur.



Shtatëdhjetë vjet nga tani kur kutia e sendevetona të venitura të hapet nga një brez që nuk e kemi takuar kurrë, çfarë përshëndetje do të përcjellë në dritën e dritares së papafingos? A ka ndonjë gjë që do të dëshironim të thonim për familjen? Rreth BESIMIT? A ka një lutje në zemrat tona për ata që do të vijnë pas nesh?



Bisedat tona personale me Zotin janë të vlefshme—shumë të vlefshme dhe ato kanë potencialin e fuqishëm për të prekur brezat që nuk do t'i takojmë kurrë.

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdue...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë