Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 1 NGA 14

Disa nga kujtimet e mia më të dashura të fëmijërisë, janë të përqendruara rreth një karrige lëkundëse në kuzhinën kantri të Gjyshes time Easley. Kur ajo e bëri kuzhinën e saj me ngjyrë të kuqe, ajo vendosi të lyente edhe karrigen lëkundëse që të shkonte. Kam kaluar shumë vizita ulur këmbëkryq në atë karrige, duke u lëkundur dhe vështruar, duke u lëkundur dhe dëgjuar, duke u lëkundur dhe duke u familjarizuar me kulturën e kuzhinës me kënaqësi.



Unë ende mund ta shoh Gjyshen, duke lëvizur përreth kuzhinës komode ndërsa avulli dilte nga kapakët e tenxhereve që ishin mbi sobë, dhe mishi i pulës skuqej në tiganin elektrik në banak, dhe duke biseduar gjatë gjithë kohës. Të qenurit me njerëz i jepte Gjyshes energji. Ajo më donte mua, dhe unë e dija këtë, dhe unë e doja atë me gjithë zemrën time.



Gjyshja Easley ka shumë vite që ka ikur në Parajsë, por bisedat që përjetova në atë karrige mbeten dhe ende më motivojnë. Ato janë pjesë e trashëgimisë sime.



Disa vjet më parë mamaja ime më dhuroi karrigen e kuqe lëkundëse të Gjyshes - në rregull, e luta për të dhe ajo hoqi dorë! Karrigja lënkundëse është qendra e shtëpisë sime, një vend i qetë për të lexuar libra me zë të lartë, për të biseduar me familjen dhe miqtë, dhe për të lëkundur nipin tim. Kur nuk jam ulur atje, zemra ime është e prirur për vendin - duke e pritur me padurim.



Ashtu si qëndrimi në karrigen e kuqe me shpuri në një shoqëri të mrekullueshme me gjyshen time, dhe më ul pranë atyre që dua më shumë në shtëpinë time sot, hapja e Biblës na shpie në vendin më të mirë në shtëpi për të qëndruar me Zotin për një kohë. Kur nuk jemi ulur me Të, zemra e Tij e madhe është e përkulur drejt nesh—duke na pritur.



Jezusi dëshiron të na tërheqë në Fjalën e Tij, ku ne fillojmë të kuptojmë përmasën e dashurisë së Tij për ne dhe se si mund ta duam Atë përsëri. Ndërsa kalojmë kohë me Të, mençuria e zbulesës së Tij të shkruar—vetë mendimet dhe qëllimet e Tij—zbulohen. Ata që hyjnë në mënyrë transparente dhe me gjithë zemër në Fjalën e Shenjë nuk mund të qëndrojnë të njëjtë—botëkuptimi i tyre është i mbushur gjithmonë me jetën e Tij. Jezusi merr fjalët e Tij të shkruara dhe shkruan trashëgimi të gjallë në zemrat tona njerëzore. Dhe ndërsa Ai e bën këtë, ne jemi të ndryshuar nga lavdia në lavdi.

Dita 2

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdue...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë