Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 5 NGA 14

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Richard (burri im) dhe unë filluam të diskutonim mundësinë e ndryshimit të anëtarësisë gati dhjetë vjeçare të kishës tonë. Ne ishim të etur për një stil adhurimi më modern dhe nuk pamë asnjë shenjë ndryshimi në pamje të parë. Pas shumë muajsh, ne i kufizuam perspektivat tona në dy ose tre kisha dhe po prisnim largimin tonë.



Ndërkohë, ne kishim rënë dakord të merrnim pjesë në një fundjavë rinovimi shpirtëror. Burrat morën pjesë së pari dhe pastaj gratë dy fundjava më vonë. Ne ishim të ngazëllyer për mundësinë për t'u larguar sëbashku me Zotin në këtë sezon "midis kishave".



Shtatëdhjetë e dy orët e Richard-it u bënë një ringjallje personale—mund ta shihja këtë në fytyrën e tij kur hyri në derë atë natë të së dielës. Ndërsa më tregonte, fillova të dëshiroja me zell për fundjavën time të ardhshme.



Pasi ndau shumë detaje, ai më në fund foli për çështjen që kishte ruajtur me takt për në fund. Duke folur me qëllim, ai shpjegoi se gjatë fundjavës Zoti kishte zbuluar se ne nuk do të largoheshim nga kisha jonë—ne do të qëndronim aty. Kur më në fund munda të përgjigjesha, unë belbëzova me forcë se Zoti sigurisht që nuk ma kishte zbuluar atë fakt mua, dhe se ai me siguri nuk e kishte dëgjuar mirë Zotin, gjë për të cilën ai me mençuri u përgjigj se ne vetëm duhet të prisnim dhe të shihnim çfarë do të ndodhte.


Rreth gjysmës së ditës së fundit të fundjavës sime, Zoti më foli gjithashtu. Një moment isha e lumtur pa dijeni, dhe në momentin tjetër e kuptova përfundimisht: Ne do të qëndronim në kishën tonë. Kaq. Vullneti im i paracaktuar goditi vullnetin e fortë dhe të palëvizshëm të Zotit, si një makinë me shpejtësi që përplaset në një parmak të fortë prej çeliku.



E tronditur dhe e sëmurë, fillova të qaj me lot pikëllimi të vërtetë. Këtu kërkohej bindja ime. Po na kërkohej të qëndronim, por në atë moment unë nuk mund ta kuptoja arsyetimin e Zotit. U desh perspektiva e shumë viteve për të kuptuar pse-në. Ndërkohë ne zgjodhëm të bindeshim dhe qëndruam.



Ajo që pasoi ishin prerje të thella në qëndrimet e mia arrogante— dhimbje, e ndjekur nga mësimi në përulësi—dhimbje e dyfishtë. Disa nga mësimet e mia më të çmuara të jetës, u fituan sepse u binda dhe u detyrova t'i mësoja ato.



Për habinë time kisha jonë gjithashtu iu nënshtrua rindërtimit sipas kohës së butë të Perëndisë. Tani e di nga përvoja se Zoti mund të ndryshojë këdo—edhe mua. Dhe të shoh ringjalljen në kishën time në shtëpi ia vlente pritjen. Bekimi ndjek gjithmonë bindjen.

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdue...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë