Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Bashkëbisedime me ZotinShembull

Conversations With God

DITA 2 NGA 14

Kur Zoti është gati të lëvizë në jetën tonë, zbulimi shpaloset brënda pak ditëve—madje edhe momenteve, dhe ne mund të kalojmë në vende besimi dhe praktike që ishin krejtësisht të huaja për ne më parë. Kjo është dëshmia e këtij lloji zgjimi shpirtëror në jetën time.



Gjithçka filloi kur dëgjova se njerëzit e Zotit, janë të thirrur të kenë një marrëdhënie personale me Frymën e Shenjtë. Unë kisha lexuar në lidhje me Frymën e Shenjtë në Shkrimin e Shenjtë, veproja pak në dhuratat e Tij, shijoja praninë e Tij, dhe prodhoja disa nga frytet e Tij, por nuk e e njihja Atë . Si e kisha humbur pjesën relacionale të jetës në Frymën, nuk e di. Dëshpërimisht dëshiroja të njihja Frymën e Shenjtë si Zoti me mua. Por si mund të gjente kohë dhe forcë një nënë e tre fëmijëve të vegjël, të hynte në një marrëdhënie më të thellë me Zotin pa ndërprerje?



Përfundova duke rregulluar një qoshe në garazh me materiale studimi, një karrige, dhe një tavolinë të papërdorur, dhe pastaj vendosa orën e alarmit për në orën 4:30 të mëngjesit, po, 4:30 të mëngjesit! Unë isha aq e uritur shpirtërisht.



Kur alarmi agresiv njoftoi se ishte koha të ngrihesha, unë i bëra vetes një fjalim të ashpër mendor për rëndësinë e kërkimit tim, derisa të isha në gjendje të hidhja tutje batanijen. Garazhi i zymtë nuk ishte një shpërblim për përpjekjen. Në mënyrë të pashmangshme, e gjeta veten të mbyllur brenda me një mushkonjë këmbëngulëse. Sytë e mi ishin aq të zymtë saqë mezi përqëndroheshin. Kisha mbërritur, por çfarë do ndodhte tani? Si e njeh dikush Frymën e Zotit gjithsesi?



Si parazgjedhje unë fillova me këndimin dhe leximin e Biblës me zë të lartë, pasi kjo ishte mënyra më e mirë për të qëndruar zgjuar, por pas disa muajsh kalova në gëzimin e disiplinës. Mësova të varesha nga Fryma e Shenjtë, për të zbuluar mendimet dhe qëllimet e Atit tim dhe për t'u lutur në atë që Ai zbulonte. Shkrimi i Shenjtë u gjallërua me Frymën e Shenjtë për të më drejtuar. Lutja mori guximin—dhe Zoti iu përgjigj lutjeve të mia.



Në luftën e mjerueshme fillestare, gati u tundova ta braktis qëllimin. Por kur iu binda thirrjes së fortë dhe këmbëngulëse të Frymës për të ardhur me Të dhe për ta njohur Atë, Ai ishte në gjendje të më mësonte ta doja Atë si Person. Tani e di nga përvoja që jemi krijuar për një marrëdhënie intime dashurie me Frymën e Shenjtë. Ai fillon të gjithë lutjet bashkëbiseduese.

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Conversations With God

Bashkëbisedime me Zotin është një përfshirje më e thellë e gëzueshme në një jetë lutjeje më intime, duke theksuar mënyra praktike për të dëgjuar zërin e Zotit. Zoti dëshiron që ne të shijojmë një bashkëbisedim të vazhdue...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Susan Ekhoff që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, të lutem vizito: https://www.amazon.com/Prayer-That-Must-Power-Conversational/dp/1496185560/ref=sr_1_1?ie=UTF8&qid=1498693709&sr=8-1&keywords=prayer+that+must%2C+the+power+of+conversational+prayer

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë