Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull

7 Things The Bible Says About Parenting

DITA 6 NGA 7



Kam qendruar në dhimbjet e lindjes për 60 orë. 60 orë të gjata, të dhimbshme dhe me ankth. Disa gra ankohen për sa kohë kanë qëndruar në dhimbjet e lindjes, dhe të tjera e tregojnë atë kohë si një simbol krenarie. Unë do të thoja që jam më shumë me këto të fundit, sepse jam krenare për çdo moment rraskapitës.



Por krenaria që ndjeva menjëherë u zhduk në momentin kur djali im filloi të qante në mes të natës, vetëm pak orë pasi kishte lindur. ”Çfarë do të thotë kjo e qarë? A është ai i uritur? Nga ta di se sa duhet të pi? A ka nevojë për diçka tjetër? Ku është infermierja?!?



Njohja me djalin tim më solli mirënjohje të pashpjegueshme për dhuratën e jetës së tij. Por, pothuajse menjëherë pas asaj ndjesie të patejkalueshme mirënjohjeje, erdhën valët e dyshimit, frikës dhe paaftësisë. Si një nënë e re, u ndjeva shumë e papërgatitur dhe e pastërvitur për detyrën e prindërimit



Të them të vërtetën, ajo ndjenjë nuk më është zhdukur plotësisht që atëherë. Por besoj plotësisht se ajo që Bibla thotë është e vërtetë:



Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t'i jepet. Jakobi 1:5



Zoti më tregoi një nivel të ri të bujarisë së Tij me dhuratën e një fëmije, dhe risia e sezonit më bëri që të kërkoja me përulësi nga Perëndia për mençuri. Ai ka qenë kaq besnik duke drejtuar prindërimin tim me mençurinë e Tij sa herë që shkoj tek Ai me një frymë dorëzimi dhe me dëshirë për të mësuar.



Shpresoj se e njeh burimin që ke në Krishtin. Ai kërkon të vazhdojë të derdh bujarinë e Tij mbi ty për mënyrat e tua të prindërimit. Ai dëshiron—më shumë sesa ti—që fëmija yt ta njohi Atë, ta doji Atë, t'i shërbej Atij dhe të udhëhiqet prej Tij. Ai është i mençur dhe zëmërgjerë, dhe Ai është kaq i gatshëm t'ju dojë që të dy.



Shko te Perëndia ynë bujar dhe kërkoji mençuri ndërsa po lundron në sfidat e prindërimit. Ai është, gati për të ta dhënë.



Jessica Penick



Menaxhere e Përmbajtjes së Shkrimeve YouVersion


Shkrimet e Shenjta

Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

7 Things The Bible Says About Parenting

Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parime...

More

Dëshirojmë të falënderojmë YouVersion që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.bible.com/reading-plans

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë