Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull

7 Things The Bible Says About Parenting

DITA 4 NGA 7



Prindërimi është i vështirë, i qartë dhe i thjeshtë. Është e lehtë për ne të kujtojmë me dashuri fëmijët tanë që rriten—sa të vegjël dhe sa të bukur ata ishin, por është shumë më e vështirë të kujtojmë se çfarë bekimi ata janë në një mbrëmje të rastit kur ata janë duke bërtitur në një qoshe, ose kur po ndërrojmë atë që duket si pelena e njëmijtë e ditës!



Por, përmes stresit prindëror, 1 Thesalonikasve 5:16-18 mund të na ndihmojë të shohim qartë dhe të kemi perspektivë të freskët nëpër këto kohë të çmendura.



Ji Gjithmonë i Gëzuar.



Mos u dëshpëro në ato momente të vështira. Mos harro se të jesh prind është një thirrje fisnike dhe e denjë, një privilegj që Zoti na ka dhënë, dhe që ne do të shohim frytet e tij një ditë, edhe në qoftë se nuk duket kështu sot. Përvetëso faktin se Zoti na dha këtë nder.



Asnjëherë Mos Ndalo së Luturi.



Nuk ka asgjë që fëmijët tanë kanë nevojë më shumë se prania e Krishtit në jetën e tyre. Prandaj, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë si prindër është të lajmë fëmijët tanë me lutje. 1 Thesalonikasve 5:17 na thotë të jemi këmbëngulës në lutje gjatë ditës—edhe kur duket sikur gjithçka po rrotullohet rreth nesh.



Ji Mirënjohës.



Të jemi mirënjohës për fëmijët tanë është e lehtë në disa ditë dhe shumë më e vështirë për ditë të tjera. Por në ato ditë të vështira, kujtohu që nuk je vetëm. Kur ndjen sikur po ecën në drejtim bosh, është një nga momentet më të mira për t’iu afruar Zotit në lutje. Kërkoji Atij të ripërtërijë gëzimin tënd dhe falenderoje Atë për fëmijët e tu. Ai mund dhe do të të japë fuqinë, gëzimin dhe mirënjohjen që të nevojitet. Dhe nëse mësojmë të mbështetemi te Zoti në ditët e vështira të prindërimit, pa dyshim do mund të jemi mirënjohës për fëmijët tanë!



Casey Case

Udhëheqësi i Shërbimit Teknik së YouVersion


Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

7 Things The Bible Says About Parenting

Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parime...

More

Dëshirojmë të falënderojmë YouVersion që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.bible.com/reading-plans

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë