Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

7 Gjëra që Bibla Thotë për PrindëriminShembull

7 Things The Bible Says About Parenting

DITA 2 NGA 7



Ishte qershori i vitit 2010 dhe bashkë me gruan ishim gati të kishim fëmijën tonë të parë. Ishim duke ngrënë darkë me tim atë, prandaj vendosa t’a pyes për pak mençuri. I kërkova babait të më jepte këshillën më të mirë për punën prindërore që ai kishte nga dekadat e tij si prind.



Ai u mendua pak dhe pastaj më dha një shembull, që kurrë nuk do ta harroj. Babai më tha se puna prindërore ishte si një peshore—jo si ajo që peshon veten, por si peshorja që është simbol i drejtësisë. Nga njëra anë ke dashurinë; nga ana tjetër ke disiplinën. Të përdorësh vetëm njërën anë shumë shpesh pa tjetrën është i dëmshëm për fëmijën tënd.



Babai vazhdoi të shpjegonte se sa më shumë dashuri t'i tregosh fëmijës tënd, aq më shumë do të pranojë disiplinën tënde. Dhe, kur zbaton më shumë disiplinë për ta, ti gjithashtu duhet t'u tregosh atyre se sa shumë i do. Tepër dashuri pa disiplinë mund ta llastojë një fëmijë, dhe tepër disiplinë pa dashuri mund ta dëmtojë një fëmijë nga ana emocionale dhe t'i largojë ata.



Që nga ajo natë, kam menduar shpesh për lidhjen midis korrigjimit dhe dashurisë. Unë besoj se prindërit shpesh ndihen keq kur i disiplinojnë fëmijët e tyre. Sigurisht që nuk është diçka e bukur për t’u bërë. Është e vështirë, por është e mirë. Pra, inkurajimi im për ty është që të zbatosh nivelin e përshtatshëm të disiplinës te fëmijët e tu, që ata ta dinë se i do dhe kujdesesh për ta.



Ashtu siç i duam ne fëmijët tanë dhe kemi nevojë t'i disiplinojmë, Ati ynë qiellor i do fëmijët e Tij dhe do t'i disiplinojë ata. Nëse e ke pranuar Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tënd, atëherë Zoti është Ati yt. Ti je birësuar në familjen e Tij.



Brad Belyeu
Inxhinier në YouVersion


Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

7 Things The Bible Says About Parenting

Rritja e fëmijëve është e vështirë, madje edhe në rrethanat më të mira. Në këtë devocion shtatë ditor paraqesim disa prindër realë – të cilët rastisin të jenë pjesë e stafit YouVersion – që ndajnë se si i zbatojnë parime...

More

Dëshirojmë të falënderojmë YouVersion që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://www.bible.com/reading-plans

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë