Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 5 NGA 366


Armiku ynë pa kthetra

Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë juve, që ishit të vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet; duke fshirë dorëshkrimin e porosive, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi prej mesit duke e mbërthyer në kryq; dhe mbasi i zhveshi principatat dhe pushtetet, i turpëroi botërisht, duke ngadhënjyer mbi ata, nëpërmjet tij. (Kolosianëve 2:13-15)

Arsyeja pse bashkimi me Krishtin sjell një ndryshim të madh për besimtarin, është që në Kalvar Krishti korri një triumf vendimtar mbi djallin. Ai nuk e hoqi satanin nga bota, por e çarmatosi deri në pikën sa ia rrëmbeu nga duart armën e dënimit.

Satani nuk mund t’i akuzojë dot besimtarët për mëkatin e pafalur. Kjo është akuza e vetme, e cila mund të na shkatërrojë. Për pasojë, ai nuk mund të na çojë dot në shkatërrim total. Ai mund të na lëndojë nga ana fizike dhe emocionale—madje mund të na vrasë. Ai mund të na tundojë dhe t’i nxitë njerëzit e tjerë kundër nesh, por nuk mund të na shkatërrojë dot.

Triumfi vendimtar i Kolosianëve 2:13-15 i dedikohet faktit se “dorëshkrimi i porosive, që ishte kundër nesh” u mbërthye në kryq. Ky dorëshkrim ishte akuza kryesore e djallit kundër nesh. Tani, ai nuk ka asnjë akuzë, që qëndron në oborrin e qiellit. Ai është i pafuqishëm për të bërë atë që ka më shumë dëshirë: të na çojë në humbje. Ai thjesht nuk mundet! Krishti e mbarti dënimin tonë. Djalli tani është çarmatosur.

Një mënyrë tjetër për ta parë këtë është te Hebrenjve 2:14-15: “[Krishti u bë njeri] që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata, që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.”

Vdekja është ende armiku ynë, por tani i është hequr gjembi. Nepërkës së vdekjes i ka dalë helmi. Thumbi vdekjeprurës është zhdukur dhe ai thumb ishte mëkati. Pushteti mallkues i mëkatit vinte nga ajo që ligji kërkonte, por qoftë falënderuar Krishti, i cili e përmbushi kërkesën e ligjit. “O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?” (1 e Korintasve 15:55).

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë