Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 4 NGA 366


Shpresë për të krishterët e papërsosur

Sepse, me një blatë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen. (Hebrenjve 10:14)

Ky varg është plot me inkurajim për mëkatarët e papërsosur si ne, si dhe plot me motivim për shenjtëri. Kjo do të thotë se mund të kesh siguri që në sytë e Atit tënd qiellor ti qëndron i përsosur dhe i plotë. Jo sepse je i përsosur, por pikërisht për faktin se tani nuk je i tillë, por je “duke u shenjtëruar”, “duke u bërë i shenjtë”—pra, me anë të besimit në premtimet e Perëndisë, po largohesh nga papërsosmëritë e vazhdueshme, dhe po shkon gjithnjë e më tepër drejt shenjtërisë. Kjo është ajo që thekson Hebrenjve 10:14.

A të bën besimi yt më të zellshëm për ta braktisur mëkatin dhe për të përparuar në shenjtëri? Ky është ai lloj besimi, i cili në mes të papërsosmërisë mund të shikojë drejt Krishtit dhe të thotë: “Ti tashmë më ke përsosur para syve të Tu.”

Ky besim thotë: “O Krisht, sot kam mëkatuar, por unë e urrej mëkatin tim, sepse Ti e ke shkruar ligjin Tënd në zemrën time dhe unë dëshiroj fort që ta zbatoj atë. Ti po punon në mua atë që është e pëlqyeshme në sytë e Tu (Hebrenjve 13:21). Prandaj, unë e urrej mëkatin që ende vazhdoj ta bëj; i urrej mendimet mëkatare që ende vazhdoj t’i sjell nëpër mend.”

Ky është besimi i vërtetë dhe real që shpëton. Ky është besimi që mund t’i shijojë vërtet fjalët: “me një blatë të vetme, ai i bëri të përsosur përgjithnjë ata që shenjtërohen.”

Kjo nuk është mburrja e të fortit. Kjo është klithma e të dobëtit, që ka nevojë për një Shpëtimtar.

Unë të ftoj, madje të nxis, që të jesh mjaft i dobët për t’i besuar Krishtit në këtë mënyrë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë