Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 9 NGA 366


Vetëm për pak kohë

Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë, do t’ju forcojë, do t’ju mbështesë dhe do t’ju vendosë mbi themele të forta.” (1 e Pjetrit 5:10, versioni “Së bashku”)

Ndonjëherë në mes të mundimeve dhe streseve të zakonshme të jetës së përditshme, ne mund të thërrasim: “Edhe sa kohë o Zot? Nuk mund të shoh dot përtej dhimbjes së sotme. Çfarë do të sjellë e nesërmja? A do të jesh me mua edhe në atë mundim?

Kjo pyetje është jashtëzakonisht urgjente, për shkak se Jezusi tha: “Ai që do të durojë deri në fund, do të shpëtohet” (Marku 13:13). Dridhemi nga mendimi që mund të jemi mes atyre “që tërhiqen prapa për humbje” (Hebrenjve 10:39). Nuk po luajmë lojëra. Vuajtja është një kërcënim i tmerrshëm ndaj besimit në hirin e ardhshëm të Perëndisë.

Prandaj, është e mrekullueshme të dëgjojmë premtimin e Pjetrit për të krishterët e munduar dhe të lodhur: “Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t’ju përsosë, do t’ju forcojë, do t’ju mbështesë dhe do t’ju vendosë mbi themele të forta” (1 e Pjetrit 5:10, versioni “Së bashku”).

Siguria që Ai nuk do të vonojë përtej asaj që ne mund të durojmë, që Ai ka për t’i hequr tej dobësitë për të cilat rënkojmë dhe që do ta themelojë përjetë atë që është lëkundur për kaq gjatë—ajo siguri vjen prej Perëndisë së “çdo hiri”.

Perëndia nuk është Perëndia i disa dhuratave të hirit—si hiri i mëparshëm. Ai është “Perëndia i çdo hiri”—ku përfshihen rezervat e pafundme dhe të pashtershme të hirit të ardhshëm, të nevojshme për ne që të durojmë deri në fund.

Besimi në atë hir të ardhshëm, i forcuar nga kujtimi i hirit të mëparshëm, është çelësi i durimit në shtegun e ngushtë dhe të vështirë, shteg që të çon në jetë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë