Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 338 NGA 366


Vizita e shumëpritur

“Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet; dhe na ngriti bri shpëtimi në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet, ashtu si e kishte thënë nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë prej armiqve tanë dhe prej dorës së të gjithëve atyre që na urrejnë.” (Luka 1:68-71)

Vërejmë dy gjëra të jashtëzakonshme te Luka 1:68-71 nga fjalët e Zakarias, bashkëshortit të Elizabetës.

Së pari, nëntë muaj më herët, Zakaria nuk pati besim se gruaja e tij do të lindte një fëmijë. Tani, i mbushur me Frymën e Shenjtë, ai është aq i sigurt për veprën shpenguese të Perëndisë në ardhjen e Mesias, saqë e vendos këtë në kohën e shkuar: “E ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet.” Për mendjen e besimit, një veprim që Perëndia ka premtuar, tashmë është i kryer. Zakaria kishte mësuar t’i zinte besë fjalës së Perëndisë, prandaj ka një siguri të jashtëzakonshme: Perëndia “e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet” (Luka 1:68).

Së dyti, ardhja e Jezusit, Mesias, është vizita e Perëndisë në botën tonë: Perëndia i Izraelit “e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet.” Për shekuj me radhë, populli jude kishte lënguar nën bindjen se Perëndia ishte tërhequr: që fryma e profecisë ishte shuar; Izraeli kishte rënë në duart e Romës. Të gjithë njerëzit e perëndishëm në Izrael po prisnin vizitën e Perëndisë. Luka na thotë se një tjetër burrë i moshuar, Simeoni i devotshëm, ishte “duke pritur shpengimin e Izraelit” (Luka 2:25). Po ashtu Ana që lutej në tempull, po priste “shpengim në Jerusalem” (Luka 2:38).

Ato ishin ditë pritjesh të mëdha. Vizita e shumëpritur e Perëndisë po bëhej realitet–me të vërtetë, Ai po vinte ashtu si askush s’e priste.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​