Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 286 NGA 366

Kujdes në të shërbyerit Perëndisë

“Perëndia, që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje dhe gjithçka.” (Veprat 17:24-25)

Ne nuk e përlëvdojmë Perëndinë duke siguruar për nevojat e tij, por duke u lutur që ai të sigurojë për nevojat tona–duke besuar se Ai do të përgjigjet dhe duke jetuar në gëzimin e atij kujdesi që siguron për gjithçka, ndërkohë që ne e japim jetën tonë me dashuri për njerëzit e tjerë.

Këtu jemi në zemrën e lajmit të mirë të hedonizmit të krishterë: Perëndia këmbëngul që ne t’i kërkojmë të na ndihmojë, në mënyrë që Ai të marrë lavdinë. “Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më përlëvdosh” (Psalmi 50:15). Kjo na ballafaqon me faktin tronditës se duhet të kemi kujdes nga mendimi se Ai ka nevojë për ne. Duhet të kemi kujdes se si i shërbejmë Perëndisë, duhet të tregojmë kujdes të veçantë që ta lëmë Atë të na shërbejë neve, që të mos ia rrëmbejmë lavdinë që i takon. “[Perëndia] as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë” (Veprat 17:25).

Kjo tingëllon shumë çuditshëm. Shumica prej nesh mendojmë se t’i shërbesh Perëndisë është një gjë krejtësisht pozitive. Nuk e kemi marrë parasysh që të shërbyerit Perëndisë mund të jetë një ofendim për Të. Por meditimi mbi vetë kuptimin e lutjes e bën të qartë këtë gjë.

Në romanin “Robinson Kruzo”, heroi zgjodhi Psalmin 50:12-15 si tekstin e tij të preferuar për të gjetur shpresë, teksa mbeti vetëm në një ishull: Perëndia thotë: “Po të kisha uri, nuk do ta thosha; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat... Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më përlëvdosh.”

Kjo do të thotë: se ekziston një mënyrë për t’i shërbyer Perëndisë, e cila do ta nënçmonte Atë si nevojtar për shërbimin tonë. Oh, sa të kujdesshëm duhet të tregohemi për të mos e shfuqizuar hirin e Perëndisë në Krishtin. Jezusi tha: “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave” (Marku 10:45). Ai synon të jetë shërbëtori ynë. Ai synon të marrë lavdinë si Dhënësi.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​