Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 251 NGA 366


Armiqtë e dhënë nga Perëndia dhe besimi i dhënë nga Perëndia

Ju veç, silluni denjësisht ndaj ungjillit të Krishtit... duke mos u lënë të trembeni në asnjë gjë nga kundërshtarët... Sepse juve ju është dhënë hiri për Krishtin, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të. (Filipianëve 1:27-29)

Pali u tha filipianëve se të jetuarit denjësisht për ungjillin e Krishtit do të thoshte të mos ua kishin frikën armiqve. Pastaj ai u tregoi logjikën e guximit.

Logjika është kjo: Perëndia ju ka dhënë dy dhurata, jo një–besimin dhe vuajtjen. Këtë thotë vargu 29: “Sepse juve ju është dhënë hiri për Krishtin, jo vetëm që të besoni në të, por edhe të vuani për të.” Ju është dhënë hir për të besuar dhe hir për të vuajtur.

Në këtë kontekst, kjo do të thotë: Si besimi yt përballë vuajtjes, ashtu dhe vuajtja jote janë dhurata të Perëndisë. Kur Pali thotë: mos u trembni nga kundërshtarët, ai kishte dy arsye në mendje pse ata nuk duhet të frikësoheshin:

  1. Një arsye është që kundërshtarët janë në dorën e Perëndisë. Kundërshtimi i tyre është dhuratë nga Perëndia. Ai sundon mbi të. Kjo është pika e parë e vargut 29.
  2. Dhe arsyeja tjetër për të mos u frikësuar është që trimëria jote, domethënë besimi yt, është gjithashtu në dorën e Perëndisë. Edhe ai është dhuratë. Kjo është pika tjetër e vargut 29.

Prandaj, logjika e trimërisë përballë armiqësisë është kjo e vërtetë e dyfishtë: si armiqësia jote ashtu dhe besimi yt përballë asaj armiqësie, janë dhurata të Perëndisë.

Pse kjo sjellje është quajtur e denjë “ndaj ungjillit të Krishtit”? Sepse ungjilli është lajmi i mirë që gjaku i besëlidhjes së Krishtit siguroi në mënyrë të pagabueshme për të gjithë popullin e Tij veprën sovrane të Perëndisë, për të na dhënë besim dhe për të sunduar mbi armiqtë tanë–duke e bërë këtë gjithmonë për të mirën tonë të përjetshme. Këtë siguroi ungjilli. Prandaj, të jetosh në atë mënyrë, tregon fuqinë dhe mirësinë e ungjillit.

Ndaj, mos ki frikë! Armiqtë e tu nuk mund të bëjnë asgjë më shumë nga sa u lejon Perëndia. Ai do të të japë gjithë besimin që të nevojitet. Këto premtime janë vulosur dhe janë blerë me gjak. Ato janë premtimet e ungjillit.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​