Solid Joys ShqipShembull

Hiri duhet të jetë falas
Çfarë ke që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse mburresh sikur nuk e ke marrë? (1 e Korintasve 4:7)
Përfytyroje shpëtimin si një shtëpi ku ti jeton.
Ajo siguron mbrojtje për ty. Ajo është plot me ushqim e pije, që nuk do të mbarojnë kurrë. Shtëpia nuk kalbet dhe as rrëzohet kurrë. Nga dritaret e saj mund të shohësh horizontin e lavdisë së gjithkënaqshme.
Perëndisë dhe Birit të Tij u kushtoi shumë ngritja e kësaj shtëpie dhe Ai ta ka dhënë falas dhe të pastër.
Marrëveshja e “blerjes” quhet një “besëlidhje e re”. Kushtet e marrëveshjes thonë: “Kjo shtëpi do të bëhet e jotja dhe do të jetë e jotja nëse e pranon si dhuratë dhe gjen kënaqësi në Atin dhe Birin, teksa ata banojnë në këtë shtëpi bashkë me ty. Nuk do ta ndotësh shtëpinë e Perëndisë duke strehuar perëndi të tjerë, as do ta kthesh zemrën tënde drejt thesareve të tjera, por do të gjesh kënaqësinë tënde në bashkësinë me Perëndinë në këtë shtëpi.”
A nuk do të ishte marrëzi t’i thoje po kësaj marrëveshjeje dhe pastaj të punësoje një avokat për të shkruar një plan amortizimi me pagesa mujore, me shpresën e ekuilibrimit të llogarive dhe kështu të paguaje për shtëpinë?
Në këtë mënyrë ti nuk do ta trajtoje më shtëpinë si dhuratë, por si blerje. Perëndia nuk do të jetë më mirëbërësi që jep falas. Në këtë rast do të skllavëroheshe nga një sërë kërkesash të reja, që Ai nuk kishte kurrë për qëllim të t’i vendoste.
Nëse hiri duhet të jetë falas–dhe ky është vetë kuptimi i hirit–ne nuk mund ta shohim si diçka që duhet paguar.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione