Mateu 12:18-21
Mateu 12:18-21 AL1
ja shërbëtori që unë kam zgjedhur, i dashuri im, me të cilin shpirti im është i kënaqur. Tek ai do të vë Shpirtin tim dhe ai do t'u shpallë drejtësinë kombeve. Nuk do të ankohet, as do të bërtasë. Askush nuk do ta dëgjojë në rrugë zërin e tij. Nuk do ta thyejë kallamin e shkelur e as do ta shuajë flakëzën që nxjerr tym, derisa të ngadhënjejë e drejta. E në emrin e tij do të shpresojnë kombet.


