Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 219 NGA 366

Jezusi bleu këmbënguljen tënde

“Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim.” (Luka 22:20)

Kuptimi këtu është që besëlidhja e re, e premtuar më qartë te Jeremia 31 dhe 32, u sigurua dhe u vulos nga gjaku i Jezusit. Besëlidhja e re bëhet e vërtetë për njerëzit e Perëndisë, që i besojnë Mesias, Jezusit, sepse Ai vdiq për ta themeluar atë.

Çfarë siguron besëlidhja e re për të gjithë ata që i përkasin Krishtit? Këmbëngulje në besim deri në fund.

Dëgjo si thotë Jeremia 32:40:

“Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t’u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.”

Besëlidhja e përjetshme–besëlidhja e re–përfshin premtimin e pathyeshëm: “do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin.” Ata të mos e braktisin. Ata nuk do ta braktisin. Krishti e vulosi këtë besëlidhje me gjakun e Tij. Nëse je në Jezu Krishtin me anë të besimit, Ai bleu këmbënguljen tënde.

Nëse sot po këmbëngul në besimin tënd, i detyrohesh gjakut të Jezusit për këtë. Fryma e Shenjtë, i cili punon në ty për ta ruajtur besimin tënd, është duke e nderuar atë që bleu Jezusi. Perëndia Frymë punon në ne atë që Perëndia Bir arriti për ne. Ati e planifikoi. Jezusi e bleu. Fryma e zbaton–të gjithë veprojnë përsosmërisht.

Perëndia është plotësisht i përkushtuar ndaj këmbënguljes dhe sigurisë së përjetshme të fëmijëve të Tij të blerë me gjak.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​