Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 214 NGA 366

Dobësia jonë zbulon vlerën e Tij

“Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi.” (2 e Korintasve 12:9)

Plani i Perëndisë për vuajtjen është që ajo të madhërojë fuqinë dhe vlerën e Krishtit. Ky është hir, sepse gëzimi më i madh për të krishterët është që të përjetojmë lartësimin e Krishtit në jetët tona.

Kur Zoti i tha Palit që “gjembi në mish” nuk do t’i hiqej, Ai e mbështeti besimin e tij duke i shpjeguar arsyen. Zoti i tha: “Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi” (2 e Korintasve 12:9). Perëndia caktoi që Pali të ishte i dobët, në mënyrë që Krishti të mund të shihej si i fortë, për llogari të Palit.

Nëse ndihemi dhe dukemi të vetëmjaftueshëm, lavdinë do ta marrim ne dhe jo Krishti. Prandaj, Krishti zgjedh gjërat e dobëta të botës “që asnjë mish të mos mburret para tij” (1 e Korintasve 1:29). Ndonjëherë Ai i bën të dobët ata njerëz, që duken të fortë, në mënyrë që fuqia hyjnore të jetë edhe më e dukshme.

Ne e dimë se Pali e përjetoi këtë si hir, sepse ngazëlloi në të: “Prandaj me kënaqësi të madhe, do të mburrem më tepër me dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të rrijë tek unë. Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm” (2 e Korintasve 12:9-10).

Të jetosh me anë të besimit në hirin e Perëndisë do të thotë të jesh i kënaqur me gjithë sa Perëndia është për ne në Jezusin. Prandaj, besimi nuk heziton të shkojë drejt asaj që e zbulon dhe e madhëron atë që Perëndia është për ne në Jezusin. Ky është qëllimi i dobësisë dhe vuajtjes tonë.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

More

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​