Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Solid Joys ShqipShembull

Solid Joys Shqip

DITA 2 NGA 366


Shiko çfarë i bëri Jezusi vdekjes

Sikurse njerëzit një herë vdesin dhe pastaj vjen gjykimi, ashtu edhe Krishti, pasi u flijua një herë për të marrë mbi vete mëkatet e shumë njerëzve, do të shfaqet për herë të dytë, jo për të shlyer mëkate, po për të shpëtuar ata që e presin. (Hebrenjve 9:27-28, Së Bashku)

Vdekja e Jezusit mbart mëkatet. Kjo është vetë zemra e krishterimit, zemra e ungjillit dhe zemra e veprës madhështore e shpenguese të Perëndisë në botë. Kur Krishti vdiq, Ai i mbarti mëkatet. Ai mori mëkatet, por jo të vetat. Jezusi vuajti për mëkatet që të tjerë kryen, në mënyrë që ata të ishin të lirë prej tyre.

Kjo është përgjigjja për problemin më të madh në jetën tënde, pavarësisht nëse e ndien apo jo që ky është problemi kryesor. Ka një përgjigje për mënyrën sesi mund të pajtohemi me Perëndinë, pavarësisht se jemi mëkatarë. Përgjigjja është se vdekja e Krishtit është një ofrim “për të marrë mbi vete mëkatet e shumë njerëzve”. Ai i mori mëkatet tona dhe i mbarti ato në kryq, ku edhe përjetoi vdekjen, që ne meritonim.

Çfarë do të thotë kjo tani për vdekjen time? “Sikurse njerëzit [edhe unë] një herë do të vdes.” Kjo do të thotë se vdekja ime nuk është më ndëshkuese. Vdekja ime nuk është më një ndëshkim për mëkatin. Mëkati im është hedhur tej. Mëkati im është “larguar” me anë të vdekjes së Krishtit. Krishti e mori ndëshkimin.

Atëherë, pse vdes unë? Për shkak se Perëndia ka vendosur që vdekja të vazhdojë të jetë në botë për tani, madje edhe mes fëmijëve të Tij, si një dëshmi e qëndrueshme për tmerrin e jashtëzakonshëm të mëkatit. Me vdekjen tonë, ne vazhdojmë të manifestojmë efektet e mëkatit në botë.

Gjithsesi, për fëmijët e Perëndisë vdekja nuk është më shprehje e zemërimit të Tij ndaj tyre. Vdekja është bërë porta përmes së cilës hyjmë në shpëtim dhe jo në dënim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Solid Joys Shqip

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.

Dëshirojmë të falënderojmë organizatën "Qendra IGNIS" për ofrimin e këtij plani në shqip. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://dritez.al/devocione​​​​​​​

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë