Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

LOTËT E SË NESËRMES
Mami e gjeti Bekën duke qarë në oborrin mbrapa shtëpisë, ndërsa shikonte qenin, Sheba, që kishte putrat e saj në vazon e luleve. “Cili është problemi, zemër?”
"Unë nuk dua që Sheba të sëmuret," tha Beka. "e di që veterineri e pa gungën në këmbën e saj, por ajo tha që mund t'i rikthehet përsëri."
"Mundet, por ndoshta nuk do i rikthehet," tha mami. "Ndoshta nuk rikthehet më kurrë."
"Po sikur të ndodhi?" psherëtiu Beka. "Unë nuk dua që Sheba të vdesë."
" Sigurisht që nuk dëshiron,” tha mami, ndërsa i ofronte një shami Bekës. “Por të shqetësuarit për të, nuk po të lejon që ta shijosh praninë e saj. Tani dukesh po aq e trishtuar sa do dukeshe nëse ajo do të vdiste.” tha mami ndërsa u ul të ledhatojë Shebën. “A e mban mend se çfarë i ndodhi Jobit?”
”Jobit?” pyeti Beka. “E ke fjalën për atë burrin në Bibël?”
”Po,” tha mami. “Ai kishte shumë gjëra për të cilat mund të ishte i lumtur—një familje të madhe, shumë para. Më pas ai humbi gjithçka. Pasi problemet e tij filluan, ai tha, ''Ajo të cilës i druhesha erdhi mbi mua, dhe ajo të cilës i frikësohesha më ndodhi.”
”Kjo nuk po më bën të ndihem më mirë,” tha Beka.
”Prit, se dua të dal diku.” tha mami ndërsa fshinte një lot nga faqja e Bekës. “Për gjithë ato vite, ai kishte familjen. Ai kishte pasuri dhe sukses. Por a mendon se shqetësimet e tij e ndihmuan që t’i shijojë këto gjëra?”
“Jo,” tha Beka, duke ledhatuar kokën e Shebës.
”Dhe fakti që ai kishte frikë të humbiste gjithçka e ndaloi këtë gjë që të ndodhte vërtet?”
Beka përqafoi Shebën. “Jo. Po çfarë të bëj që jam e trishtuar? Trishtimi nuk ka ndonjë çelës ku mund të fiket.”
“Jo, por kemi një zgjedhje kur vjen fjala për t’u shqetësuar për gjërat e trishtuara që mund të na ndodhin,” tha mami. “Ne mund të shqetësohemi, që gjithsesi nuk na ndihmon, ose mund të zgjedhim të falenderojmë Jezusin për gjithçka që Ai ka bërë dhe për gjithë të mirat që kemi sot—si për shembull Shebën. Ne mund të flasim me Atë për problemet tona dhe të besojmë se Ai do i zgjidhë ato. Jobi e këtë bëri. Ai vazhdoi të dojë dhe të besojë te Perëndia.”
Mami mori një top dhe vështroi Shebën, e cila tundi bishtin. “Mendoj se Sheba ka nevojë për një shok për të luajtur,” tha mami, ndërsa hodhi topin.
Beka filloi të vrapoje. “Eja Sheba!” thirri ajo. “Vë bast se mund të arrij te topi para teje.” Sheba vrapoi mbas saj, dhe të dyja bashkë vrapoin nëpër lëndinë.
– ELISE L. PERL
PO TI?
A shqetësohesh rreth asaj çfarë mund të ndodhë nesër? Nëse shqetësimi të mban të përqëndruar te gjërat që mund të shkojnë keq, nuk je në gjëndje të shijosh ato gjëra që ke tani. Kur fillon të shqetësohesh, lutu për atë gjë dhe fol me prindërit ose më dikë tjetër të rritur. Më pas zgjidh të falenderosh Jezusin për bekimet e shumta që ke dhe shijoji ato ndërsa i beson Atij..
VARGU KYÇ PËR SOT
"Mos u shqetësoni për të nesërmen." (Mateu 6:34)
FJALA KYÇE PËR SOT
Shijo bekimet që ke sot.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More