Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

FALENDEROJE PËR YJET
”Dhoma jonë do të duket shumë e bukur!” tha Moli ndërsa uli furçen e bojës poshtë dhe u ul në tokë.
Ajo dhe motra e saj Elinor, sapo kishin mbaruar së lyeri dhomën e tyre të gjithën me të zezë. Pasi ajo të thahej, ato do të vendosnin ngjitëse në formë yjesh që ndriçojnë në errësirë, në të gjithë murin.
”Do të duket sikur po flemë jashtë!” tha Elinor
”Mirë, tani na duhet të gjejmë mënyrën se si do i vendosim ngjitëset,” tha Moli. “A do na nevojiten disa skica apo thjesht ti vendosim në mënyrë të rastësishme?”
Në atë moment, Mami hyn në dhomë. “Muri duket bukur, vajza.” E ngriti kokën tek drita e dhomës. “Jam e lumtur që do të vendosni ngjitëse në mur, sepse në të kundërt do të ishte shumë errësirrë!”
”Faleminderit mami,” tha Elinor. “Ajo drita na ndihmon--është vetëm ora tre e mbasdites dhe që tani është shumë errësirrë këtu brenda!”
”Po,” tha Moli. “A mund të imagjinosh se si do të ishte, nëse Zoti do e kishte bërë qiellin totalisht të zi dhe pa dritën e yjeve?”
”Do të ishte shumë errësirrë,” u përgjigj Elinor. “A e mban mend kur u zhvendosëm këtu për herë të parë dhe përpiqeshim për të gjetur tualetin në mes të natës pa ndezur dritat?”
”Po, më kujtohet,” tha mami. “Ju vajza u bëtë gjithë shenja duke u përplasur më sende të ndryshme, deri sa më në fund morëm një dritë gjumi.”
Po--dhe ishim shumë mirënjohëse për atë dritë nate!” tha Elinor. Ajo mori një yll nga dyshemeja. “Jam falenderuese që Zoti gjithashtu na siguron dritë nate dhe përjashta. Yjet janë shumë të bukur për t’u parë.”
”Dhe shumë shkëlqyes,” shtoi Moli. “Kur qielli është i pastër dhe hëna e plotë, nuk kemi nevojë as për dritë, natën kur luajmë basketboll.”
Mami pohoi me kokë. “Ndonjëherë i marrim për të mirëqëna, të gjitha ato që Zoti ka krijuar dhe ka siguruar për ne. Është shumë e rëndësishmë, të kujtohemi që të ndalemi dhe ta falenderojmë Atë, për gjithçka që Ai na ka dhënë.”
”Po, le ta bëjmë!” tha Elinor. “Do të ishte një kujtesë shumë e mirë, të falenderojmë Zotin për çdo gjë që Ai na ka dhënë.”
--MELISSA YEAGLE
PO TI?
A kujtohesh të falenderosh Zotin, për çdo gjë që të ka dhënë? Kur ka qenë hera e fundit që e ke falenderuar për yjet, për familjen tënde apo për rrobat që ke veshur? Mos harro ta falenderosh, për çdo gjë që Ai ka bërë për ty dhe për të gjitha ato gjëra, që Ai siguron për ty çdo ditë. Çfarë mund të bësh, që të kujtohesh për ta falenderuar Zotin?
VARGU KYÇ PËR SOT
"Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë." (Psalmi 136:1)
FJALA KYÇE PËR SOT
Falendero Zotin.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More