Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

KOHA E BABAIT
Zayed dukej i mërzitur, kur gjyshi erdhi për t’i thënë natën e mirë. “Ka ndonjë gjë që s’shkon?” pyeti gjyshi.
”E urrej që jam fëmijë i vogël,” tha Zayed. “Spencer dhe Tessa mund të rrinë zgjuar dhe të shikojnë televizor, por unë duhet të fje gjumë. Do doja të isha më i rritur, që të mund të bëja ç‘të doja!”
Gjyshi u ul në krevat.”Si mendon të të tregoj një histori para gjumit?”
Zayed ishte gati të thoshte, që historitë para gjumit janë për fëmijë të vegjël, por ai donte ta dëgjonte historinë, ndaj pohoi me kokë dhe u shtri në krevat.
”Ishte njëherë një djalë i vogël, që dëshironte të ishte i rritur–keshtu si ti,” filloi gjyshi. “Një natë ai dëgjoi disa hapa në dhomën e tij.’ Unë quhem Koha e Babait,’ tha një zë që dridhej, dhe unë mund të të bëj më të rritur.”
"Djali nuk mund t’u besonte veshëve. ‘Unë dua të jem 25 vjeç!’- tha ai. Menjëherë ai e gjeti veten në një zyrë, i rrethuar nga një grumbull i madh punësh për t’u bërë. ‘Kjo nuk është argëtuese. Më bëj të jem në një moshë tjetër–40 vjeç, për shembull!’
Zyra i zhduk, dhe djali pa rreth e rrotull tij. Sytë i'u mbushën me lotë, kur ai kuptoi, se ishte në funeralin e nënës së tij. ‘Kjo është e tmerrshme! Të lutem Koha e Babait! Të lutem, më bëj të jem në një moshë tjetër!’
Koha e Babait vazhdoi ta bëjë atë, akoma më të moshuar, por në secilën prej moshave, djali gjente diçka që nuk i pëlqente. Më ne fund, ai e pa veten të shtrirë në shtrat, i sëmurë dhe duke vdekur. ‘Të lutem Koha e Babait!’ u përgjërua ai, ‘më ço në një moshë tjetër!
”Koha e babait tundi kokën me dëshpërim. ‘Më vjen keq,’ tha ai, ‘por nuk të kanë ngelur më vite.’ Më pas ai buzëqeshi. ‘Por mund të kthehesh, aty ku filluam.’ Dhe duke thënë këtë, nëna e djalit e zgjoi atë nga gjumi, duke i thënë se duhet të bëhet gati për në shkollë dhe ai kurrë nuk ishte ndjerë kaq i lumtur.”
Gjyshi i buzëqeshi Zayed-it. “Babai im, ma tregoi këtë histori, kur unë kisha moshën tënde. Dhe unë në atë kohë doja të isha më i rritur, por më pas mësova që çdo fazë e jetës, ka gëzimët dhe hidhërimet e saj. Ja pse ne duhet të shijojmë bekimet që Jezusi ka rezervuar për ne sot dhe t’i besojmë Atij, që do të na ndihmojë në kohë të vështira, kurdoherë që ato të vijnë, duke ditur që Ai do të përdorë çdo gjë që ndodh në jetën tonë për mirë.”
Zayed buzëqeshi teksa gjyshi e fiku dritën. “Faleminderit, gjysh. Do e mbaj mend këtë gjë.”
HARRY C. TROVER
PO TI?
A po pret me padurim që të rritesh? Që të jesh i pavarur dhe të marrësh vetë vendimet? Mos u nxito kaq shumë. Zoti ka shumë gjëra që mund të mësosh dhe të shijosh në moshën që ke tani. Përgjatë jetës tënde do të ketë kohë të mira dhe të këqija, dhe Jezusi do të jetë me ty në çdonjërën prej tyre. Besoji Atij që të të drejtojë në çdo fazë të jetës tënde në kohën e duhur, dhe shijo bekimet që Ai ka për ty sot.
VARGU KYÇ PËR SOT
"Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të." (Psalmi 118:24)
FJALA KYÇE PËR SOT
Shijo çdo ditë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More