Devocionali "Çelësa për Fëmijë": Numëro Bekimet e TuaShembull

DITA PËR TË LAVDËRUAR
”Për çfarë është gjithë kjo zhurmë?” pyeti mami teksa doli nga zyra e saj dhe qëndronte te dera e sallonit. “Ju të dy s’keni bërë gjë tjetër veçse të ziheni gjithë ditën.”
Kristiani dhe Bria i ngulën sytë njëri-tjetrit, duke qëndruar në qetësi.
”Lavdi Perëndisë!” bërtiti mami papritur. Kristiani dhe Bria kërcyen nga habia. Mami buzëqeshi teksa fëmijët e shikonin me kuriozitet. “Ju po bërtisnit dhe po ankoheshit me zë të lartë, dhe unë mendova që të Lavdëroja Zotin gjithashtu me zë të lartë.” Ajo e ngriti zërin përsëri. ”Unë e falenderoj Zotin për shiun, a nuk jeni dhe ju falenderues? Ka qënë shumë thatësirë kohët e fundit!”
”Por, mami, kur bie shi, nuk kemi çfarë të bëjmë,” tha Kristiani.
”Kam një ide.” Mami shkoi në zyrën e saj dhe u kthye me disa lapsa dhe letra. “Pse nuk bëni një listë falenderimesh, duke shkruar çdo gjë të mrekullueshme, që Zoti ka bërë për ne? Le të kemi një ditë falenderimesh, në vend të një dite me ankesa. Tani, unë kam disa punë që duhet të mbaroj, por mund të më tregoni listën sonte para darkës.”
Kristiani psherëtiu ndërsa mami shkoi përsëri në zyrën e saj dhe mbylli derën. Pas një çasti, ai shkroi, “Zoti më ndihmoi që të përfundoj detyrat e shtëpisë.”
Bria mori një letër dhe shkroi, “Zoti na jep çdo ditë ushqim.”
Pasi punuan për pak kohë, Kristiani tha, “Hej, le t’i lidhim faqet e letrës bashkë për të bërë një faqe të gjatë. Le të shikojmë se sa e gjatë mund të bëhet lista.” Lista po vazhdonte të zgjatej kur babai erdhi në shtëpi.
”Si ishte dita sot,” pyeti mami ndërsa nxori nga furra tepsinë me byrek pule.
”E tmerrshme,” tha ai, “Në fillim shiu më lagu të gjitha rrobat, dhe pastaj—“
”Lavdi Zotit” bërtiti me të madhe Kristiani. Babi pa i befasuar, dhe Kristiani duke buzëqeshur tha, ”Mami tha që kjo duhet të jetë një ditë lavdërimi.”
”Hajde babi,” tha Bria, “Falenderoje Zotin për diçka. Ne do e shtojmë atë te lista jonë.”
”Epo, e falenderoj Zoti që ka krijuar nënën tuaj,” tha babi duke buzëqeshur, “Unë e dua atë dhe ajo na mëson që të numërojmë bekimet që kemi—dhe na bekon me ushqim të mirë për darkë!”
Mami buzëqeshi.”Dhe unë i jam falenderuese Zotit, për gjënë më të mirë nga të gjitha—që ka vdekur në kryq për mëkatet tona!”
– Carol A. DeCesare
PO TI?
A ankohesh kur gjerat nuk po shkojnë sipas planit tënd? Ndonjëherë ka gjëra të vështira për të cilat duhet të flasësh me dikë, por ka një ndryshim mes të ndarit të vështirësive që po kalon dhe faktit që ankohesh për çdo gjë që nuk të pëlqen. Në vend që të ankohesh, shiko për gjërat e mira me të cilat të ka bekuar Zoti dhe thuaja këtë njerëzve që të ka vënë pranë në jetën tënde—dhe më e rëndësishmja, se si Zoti të ka dhënë jetë të përjetshme nëpërmjet Jezusit!
VARGU KYÇ PËR SOT
"Me anë të Jezusit, pra, le t'i ofrojmë vazhdimisht Perëndisë një flijim lavdie, domethënë frytin e buzëve që rrëfejnë emrin e tij." (Hebrenjve 13:15)
FJALA KYÇE PËR SOT
Lavdëro Zotin në vend që të ankohesh.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

A je duke e falenderuar dhe lavdëruar Zotin, për gjithçka që Ai të ka dhënë? Apo je shumë i zënë duke u shqetësuar dhe duke u ankuar, për gjërat që nuk të pëlqejnë? Ky plan 7-ditor me devocione, përdor Shkrimin dhe histori të ndryshme, për të inkurajuar fëmijët të përqëndrohen te Bekimet e Perëndisë dhe t’i kthejnë ankesat në mirënjohje.
More