Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Nga kjo ditë e tutje i Craig & Amy GroeschelShembull

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

DITA 6 NGA 7

“Mos u dorëzo kurrë”





Kur shkëmbeni unazat dhe premtimet dhe hyni në besëlidhjen e martesës, ju ia kushtoni veten dashurisë “derisa vdekja të na ndajë”. Por çfarë ndodh kur dashuria thahet? Çfarë ndodh nëse vetëm njëri nga ju zgjedh të lexojë këtë plan të Biblës? Çfarë bëni kur ndodh më e keqja dhe ato premtime shkatërrohen nga pabesia? Çfarëdo që po përballni, edhe nëse mund të përbëjë shkak për ndarje, kjo do të thotë se mund të përbëjë shkak edhe për falje.





Martesa është një nga mënyrat më të forta që ne mund të shohim zbatimin e proverbit “hekuri mpreh hekurin”. Pavarësisht se sa faj gjen në partnerin tënd, e vërteta është se ka gjithnjë mënyra ku edhe ti duhet të rritesh dhe të zhvillohesh. Nëse ajo fashë e martesës fillon të duket më shumë si pranga, atëherë ti ke një vendim për të marrë: ti mund të vendosësh të falësh atë që duket e pafalshme. Ti mund të vendosësh të shprehësh hirin që Perëndia i ka dhënë partnerit tënd. Ti mund të vendosësh të pranosh gabimet e tua. Kur të mbaron nafta, ti nuk e shet makinën. Ti e mbush atë me naftë! Lëre Perëndinë të dojë përmes teje. Dhe mos u dorëzo kurrë.





Le të lutemi bashkë: Jezus, kur ndihem sikur nuk kam më dashuri për të dhënë, më ndihmo të shpreh dashurinë Tënde. Më ndihmo të mbaj premtimet që të kam bërë Ty, edhe nëse ndjenjat janë të kundërta. Më ndihmo të jap po atë hir që Ti më ke dhënë. Dhe ji forca ime në ato ditë kur jam gati të dorëzohem. Unë besoj që Ti je mjaft i madh për të na mbajtur së bashku. Në Emrin tënd ne lutemi, amen.
Dita 5Dita 7

Rreth këtij plani

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

Mund të keni një martesë fantastike. Zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë martesën që do të keni nesër. Pastori dhe autori bestselling i New York Times, Craig Groeschel dhe gruaja e tij, Amy, ju tregojnë se si pesë an...

More

Duam të falenderojmë Zondervan, HarperCollins, dhe LifeChurch.tv për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.zondervan.com/from-this-day-forward

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë