Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Nga kjo ditë e tutje i Craig & Amy GroeschelShembull

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

DITA 2 NGA 7

“Kërko Perëndinë”





Kultura bashkëkohore na thotë që të jemi duke kërkuar atë njeriun e përsosur: “të vetmin”. Nëse gjejmë dhe martohemi me “të vetmin,” atëherë çdo gjë më pas do të jetë hare martesore, apo jo? Kjo është një pritje mjaft e paarsyeshme për ta pasur dikush. Thjesht mendo: a do të doje TI të ishte “i vetmi” për ta mbartur këtë përgjegjësi? Atëherë pse t'i detyrojmë këto pritje te dikush tjetër?





Perëndia është i Vetmi që të plotëson ty. Ai të krijoi për ta dashur Atë me tërë zemrën tënde dhe për ta vënë Atë mbi gjithçka tjetër. Perëndia është i Vetmi yt. Partneri yt është i dyti yt. Dhe kur ju të dy angazhoheni për ta kërkuar Perëndinë bashkë, ju mund të ndërtoni një martesë — bashkë — mbi një themel të fortë që do t'i bëjë ballë sprovës së kohës.





Çfarë është diçka që mund t'i kërkosh Perëndisë të bëjë në ty, që do të të bënte një njeri më të mirë për partnerin tënd? Bëhu lloji i njeriut me të cilin ti do të doje të martoheshe. Kërko të Vetmin me të dytin tënd. Filloni duke u angazhuar që të luteni bashkë çdo ditë, qoftë edhe nëse është përmes një mesazhi me tekst, një telefonate apo edhe në heshtje.





Le të lutemi bashkë: Perëndi, na ndihmo të të vendosim Ty të parin në shtëpinë tonë dhe të të kërkojmë Ty bashkë. Na ndihmo të ndërtojmë një themel të fortë duke ndërtuar marrëdhënien tonë me Ty. Na ndihmo të angazhohemi për një kohë të rregullt kur të lutemi bashkë çdo ditë. Në Emrin e Jezusit, amen.
Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Craig & Amy Groeschel’s From This Day Forward

Mund të keni një martesë fantastike. Zgjedhjet që bëni sot do të përcaktojnë martesën që do të keni nesër. Pastori dhe autori bestselling i New York Times, Craig Groeschel dhe gruaja e tij, Amy, ju tregojnë se si pesë an...

More

Duam të falenderojmë Zondervan, HarperCollins, dhe LifeChurch.tv për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.zondervan.com/from-this-day-forward

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë