Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

DITA 44 NGA 46

E shtunë (Steve Thomason)

E shtuna duhet të ketë qenë një ditë e gjatë dhe e errët. Jo vetëm që ata u fshehën nga frika për jetën e tyre, por edhe më keq, ata u pikëlluan thellë. Jezusi ishte zhdukur. Dishepujt e tij kishin parë se ushtarët e çuan atë në ekzekutimin e tij një ditë më parë. Tani ishte e shtunë, mjeshtri i tyre kishte vdekur dhe hidhërimi i kishte prekur thellë, duke i lënë plotësisht të zbrazët.

Ata nuk kishin menduar këtë gjë kur e ndoqën Jezusin. Jezusi duhej të ishte Mesia. Ai duhej t'i çonte në fitore kundër shtypësve të tyre. Ai duhej të krijonte përsëri Izraelin si një komb të fortë dhe t'u lejonte të vareshin në gëzimin e drejtësisë së ëmbël. Dhimbja, hidhërimi dhe pikëllimi nuk ishin pjesë e paketës.

Ndoshta ju jeni ndier si dishepujt në atë të shtunë të errët. Edhe unë jam ndjerë ashtu. Gjatë një periudhe pesëmbëdhjetë mujore në jetën time përjetova vdekjen e një miku, dy gjysheve, vjehrrit dhe kishën që ne kishim mbjellë, si dhe përvojat e vdekjes së afërt të një kunati dhe një mbesë. Uauu! Ja ku isha. Dukej se gjithçka rreth meje po vdiste. Unë nuk e kisha menduar kurrë këtë. Mendova se mënyra e ndjekjes së Jezusit ishte një fitore dhe paqe. Gjithçka që ndjeja ishte dhimbje dhe dëshpërim. Në të vërtetë, kisha humbur aftësinë për të ndier. Dëshiroj që të mund të them se e kalova me vetëpërmbajtje dhe dinjitet, duke tundur kokën me qetësi dhe duke buzëqeshur, duke cituar shprehje të rëndomta për sovranitetin e Perëndisë. Por nuk e bëra. Unë isha midis mohimit të mpirë dhe dyshimit irritues. Pyesja veten nëse ndoshta nuk jam në lartësinë e duhur. Ndoshta Perëndia po më ndëshkonte për diçka. Ndoshta kisha qenë i mashtruar gjatë gjithë këtyre viteve dhe universi me të vërtetë ishte një vend i ftohtë dhe i zbrazët.

Duhet të mendoj se dishepujt kishin ndjenja të ngjashme në atë të shtunë të errët. Dukej sikur të gjitha shpresat ishin zhdukur. Ndihemi kështu, sepse harrojmë një të vërtetë të rëndësishme. Mënyra e Jezusit është një mënyrë e dhimbjes, hidhërimit dhe pikëllimit. Jezusi vuajti shumë në jetën e tij - madje edhe para arrestimit dhe ekzekutimit të tij. Si fëmijë, ai e dinte se çdo të thoshte të fshiheshe në Egjipt me frikën për jetën. Ai e dinte humbjen e njerkut të tij, Jozefit. Ai qau në vdekjen e mikut të tij, Llazarit. Ai u hidhërua për verbërinë e qytetarëve të Izraelit. Ai agonizoi deri sa djesiti gjak në kopshtin e Gjetsemanisë. Ai bërtiti duke përdorur fjalët e paraardhësit të tij, Davidit, ndërsa ishte varur në kryq: "Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?"

Por Jezusi na tha se kështu do të ishte. Në thënien e Gjonit për mësimin përfundimtar të Jezusit, Jezusi tha se Perëndia do të krasiste degët që kacavirren në Hardhi (Gjoni 15: 1-17). Krasitja është e dhimbshme. Të kesh pjesë të mëdha të jetës tënde të shkëputura, nuk është një përvojë e këndshme. Nuk ka gëzim në ndjesinë e prerjeve të gërshërëve në mishin tuaj. Megjithatë, siç e di edhe Kopshtari i Madh, pa krasitje nuk ka jetë.

Kjo është rruga e Jezusit - rruga e dashurisë dhe e hirit të Perëndisë. Perëndia na pastron me dhimbje. Dishepujt e morën vesh dhe vazhduan t'i shkruanin kishave për këtë. Jakobi tha se e konsideronte gëzim të pastër kur vuajmë sprova të ndryshme, sepse në fund na bën të plotë dhe të fortë. Pjetri na tha se vuajtja i rafinon zemrat tona, ashtu si zjarri përpunon arin. Pastaj Pali, kur përshkroi procesin e dhimbshëm të punës përmes persekutimit dhe shkatërrimit të mureve të paragjykimeve, arriti kulmin e gjithë procesit me një fjalë - shpresë.

E shtunë më në fund mbaroi. Të dielën dishepujt u përballën me një realitet që është më i thellë se pikëllimi. Ata u takuan me shpresën. Jezusi hapi brazda nëpër dhimbje dhe hidhërim dhe doli në anën tjetër sërish i gjallë. Të shtuna të tjera do të vijnë. Për këtë të jeni të sigurt. Do të vijnë dhe do të jenë të dhimbshme. Ato mund të zgjasin një ditë; ato mund të zgjasin njëzet muaj. Kur të vijnë, mbani mend këtë - pa të shtunën nuk kemi të dielën. Dashuria e Jezusit është shpresa jonë për sot dhe përgjithmonë. Ne do të brengosemi, por mund të brengosemi me shpresë.

Rreth këtij plani

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056