Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

DITA 1 NGA 46

Çfarë janë Kreshmët?

Për disa të krishterë, Kreshma ka qenë gjithmonë një pjesë e jetës së tyre shpirtërore, por për të tjerët ajo është e panjohur. Kreshma është një sezon që çon deri në Pashkë, një kohë kur të Krishterët kanë përgatitur historikisht zemrat e tyre për Pashkë me reflektim, pendim dhe lutje. Kreshma fillon me Të Mërkurën e Hirit dhe vazhdon për dyzet ditë, duke përjashtuar të dielat, dhe duke arritur kulmin me të Premten e Madhe dhe të Shtunën e Shenjtë. Meqënëse të dielat janë festime javore të ringjalljes së Jezusit, gjashtë të dielat në Kreshmë nuk numërohen si pjesë e sezonit dyzetditor, i cili përqendrohet në introspektim, ekzaminim vetjak dhe pendim. Shumë të Krishterë zgjedhin të festojnë një agjërim gjatë gjithë sezonit të Kreshmës, por fokusi nuk është të heqësh dorë nga diçka aq sa është t'i kushtosh veten Perëndisë dhe qëllimeve të tij në botë.

Kreshmët janë një sezon i rëndësishëm i vitit të kishës. Viti i kishës, është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në përqendrimin e vëmendjes sonë ndaj Perëndisë, me mënyrën se si organizojmë kohën tonë. Në vend që të ndjekë strukturën më të njohur të kalendarit diellor, të organizuar nga ritmet e natyrës, kalendari i kishës është i organizuar rreth Zotit dhe aktivitetit të tij në botë. Kalendari i kishës vijon gjashtë sezone me gjatësi të ndryshme: Ardhja, Krishtlindjet, Epifania, Kreshmët, Pashkët dhe Rrëshajët. Secila prej këtyre stinëve, ka fokus të ndryshëm: Ardhja, fokusohet në parashikimin e ardhjes së Perëndisë në botë, si në mishërimin dhe në kthimin e Krishtit. Krishtlindja fokusohet në lindjen e Krishtit. Epifania, përqendrohet në dritën e pranisë së Perëndisë, që shkëlqen në botë. Kreshma, fokusohet në mëkatin njerëzor dhe në zgjidhjen e hirshme të Perëndisë. Pashkët fokusohet në jetën e ringjalljes. Rrëshajët përqendrohen në aktivitetin e vazhdueshëm të Shpirtit të Shenjtë në botë. Ritmi vjetor i këtyre stinëve, mund të ketë një efekt të fuqishëm, në rritjen frymore personale dhe të përbashkët.

Nëse të ka pëlqyer ky devocion i Kreshmës, shiko Biblën e Shenjtë: Mozaiku, një Bibël e shtypur që përfshin gjithçka që do të lexosh në këtë devocion, plus vepra arti plot me ngjyra dhe lexime për çdo javë të vitit të Kishës.

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Devotions for Lent from Holy Bible: Mosaic

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056