Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Watchman Nee (Kinë, 1903-1972)
Perëndia duhet të na sjellë deri në një pikë - nuk mund t'ju them se si do të jetë, por Ai do ta bëjë atë - ku, nëpërmjet një përvoje të thellë dhe të errët, fuqia jonë natyrore preket dhe dobësohet rrënjësisht, kështu që ne nuk guxojmë të besojmë veten. Ai ka për t'u marrë me disa prej nesh shumë ashpër dhe ka për të na çuar nëpër rrugë të vështira dhe të dhimbshme, për të na sjellë atje... Por më në fund fillon ai momenti kur Ai mund të fillojë të na përdorë.
Ne dëshirojmë që vdekja dhe ringjallja të jenë një orë larg nga njëra-tjetra. Nuk mund ta përballojmë mendimin se Perëndia do të na mbrojë për një kohë kaq të gjatë; ne nuk mund të presim. Dhe unë nuk mund t'ju them se sa kohë do të marrë, por në parim unë mendoj se është mjaft e sigurt për ta thënë këtë, se do të ketë një periudhë të caktuar kur Ai do t'ju mbajë atje... Gjithçka është në errësirë, por është vetëm për një natë. Duhet të jetë vërtet një natë e plotë, por kjo është e gjitha. Më pas do të zbuloni se gjithçka ju është dhënë përsëri në ringjallje të lavdishme; dhe asgjë nuk mund të masë dallimin mes asaj që ishte më parë dhe asaj që është tani!

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056