Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

John Cassian (Egjipt, 365-435)
Kjo është diçka që na është dorëzuar nga disa prej baballarëve më të vjetër dhe është diçka që i japim vetëm një numri të vogël të shpirtrave të etur për ta ditur:
Për ta mbajtur gjithmonë mendimin e Perëndisë në mendjen tuaj duhet të kapeni plotësisht në këtë formulë për devotshmëri: "O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh." [Psalmi 70: 1].
Jo pa qëllim është zgjedhur nga i gjithë Shkrimi ky varg, si një mjet. Mbart brenda tij të gjitha ndjenjat për të cilat është e aftë natyra njerëzore. Ai mund të përshtatet në çdo rrethanë dhe mund të përdoret me sukses kundër çdo tundimi. Mbart brenda tij një thirrje për ndihmë Perëndisë përballë çdo rreziku. Shpreh përulësinë e një rrëfimi të devotshëm. Përcjell vigjilencën e lindur nga shqetësimi dhe frika e pandërprerë. Përcjell një ndjenjë të dobësisë sonë, sigurinë se je dëgjuar, besimin në ndihmë që do të vijë gjithmonë e kudo. Dikush që i thërret përjetë mbrojtësit të tij është me të vërtetë shumë i sigurt për ta pasur atë afër. Ky është zëri i mbushur me zjarr dashurie dhe bamirësie. Kjo është thirrja e tmerrshme e dikujt që sheh leqet e armikut, thirrja e dikujt i rrethuar ditën dhe natën, dhe duke thënë se ai nuk mund të shpëtojë, nëse mbrojtësi i tij nuk vjen për ta shpëtuar.
Ky varg i shkurtër është një mur i pathyeshëm për të gjithë ata që luftojnë kundër sulmit të demonëve. Kjo është një pektoral i padepërtueshëm dhe mburoja më e qëndrueshme. Cilado qoftë neveritja, ankthi ose errësira në mendimet tona, ky varg na mban nga dëshpërimi i shpëtimit tonë, sepse na zbulon Atë të cilit i drejtohemi, Ai që sheh betejat tona dhe që nuk është kurrë larg atyre që luten drejt Tij. Nëse gjërat shkojnë mirë për ne në frymë, nëse ka gëzim në zemrat tona, ky varg është një paralajmërim për ne që të mos bëhemi krenarë, që të mos frymëzohemi të jemi në një gjendje të mirë e cila, siç dëshmon, nuk mund të mbahet pa mbrojtjen e Perëndisë për ndihmën e vazhdueshme dhe të shpejtë të atij që lutet. Ky varg i vogël, po them, provon të jetë i nevojshëm dhe i dobishëm për secilin prej nesh dhe në të gjitha rrethanat. Sepse dikush që ka nevojë për ndihmë në të gjitha gjërat, është duke e bërë të qartë se ai kërkon ndihmën e Perëndisë jo thjesht në situata të vështira dhe të trishtuara, por në mënyrë të barabartë dhe mes kushteve fatlume dhe të gëzuara. Ai e di se Perëndia na shpëton nga vështirësitë dhe i bën gëzimet tona të zgjaten dhe se në asnjë situatë nuk mund të mbijetojë dobësia njerëzore pa ndihmën e Tij.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056