Devocionet për Kreshmën nga Bibla e Shenjtë: MozaikuShembull

Lutja nga Dietrich Bonhoeffer (Gjermani, 1906-1945)
O Perëndi, herët në mëngjes unë qaj drejt teje. Më ndihmo si të lutem; dhe t'i përqendroj mendimet e mia tek ti; nuk mund ta bëj këtë vetëm.
Në mua ka errësirë, por me ty ka dritë; unë jam i vetmuar, por ti nuk më lë; unë jam i dobët në zemër, por me ty aty lart ka ndihmë; unë jam i shqetësuar, por me ty ka paqe. Në mua ka hidhërim, por me ty ka durim; nuk i kuptoj rrugët e tua, por ti e di rrugën për mua. . . .
Më ripërtëri në liri dhe më jep mundësi të jetoj tani, që të mund të përgjigjem para teje dhe para njerëzve. O Zot, çfarëdo që të sjellë kjo ditë sot, le të lavdërohet emri yt.
Amen.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Ky devocion i përditshëm përmes sezonit 46 ditor të Kreshmës, i përshtatur nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku, sjell së bashku thëniet, leximet dhe Shkrimet për t'ju ndihmuar të përqendroheni në Krishtin. Panvarësisht nëse jeni të pasigurt për atë se çfarë është koha e Kreshmës, ose e keni praktikuar Kreshmën dhe vitin e kishën gjatë gjithë jetës tuaj, ju do të vlerësoni leximet e Shkrimit dhe mendimet e devotshme nga të Krishterë nga mbarë bota dhe nëpërmejt historisë. Bashkohuni me ne dhe kishën rreth botës, duke u përqendruar tek Jezusi gjatë javëve që çojnë deri në Pashkë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Botuesit e Shtëpisë së Tyndale për bujarinë e tyre në dhënien e devocioneve për kreshmën nga Bibla e Shenjtë: Mozaiku. Për të mësuar më shumë rreth Biblës së Shenjtë: Mozaiku, ju lutemi vizitoni: www.tyndale.com/p/holy-bible-mosaic-nlt/9781414322056