Çdo ditë me radhëSample

«Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra, dhe armiqtë e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet» (Mt. 10:35, 36).
Zoti ynë nuk është duke folur këtu për qëllimin e drejtpërdrejtë të ardhjes së Tij, por më tepër për pasojën pothuaj të pashmangshme të kësaj. Ai është duke thënë se kurdoherë që njerëzit e ndjekin Atë, ata mund të presin kundërshtim të hidhur nga të afërmit dhe miqtë e tyre. Në këtë kuptim, Ai nuk erdhi që të sjellë paqe, por një shpatë (v. 34).
Historia e ka përmbushur profecinë. Kurdoherë që njerëzit janë kthyer te Shpëtimtari i gjallë, i dashur, ata janë përballur me abuzim dhe armiqësi. Ata janë përqeshur, janë përjashtuar nga trashëgimia, janë dëbuar nga shtëpia, janë pushuar nga puna dhe, në shumë raste, janë vrarë.
Ky kundërshtim është krejt i paarsyeshëm. Ja ku kemi një baba, djali i të cili ishte një narkotik. Por tani djali i ka kthyer shpinën drogës dhe është duke i shërbyer aktivisht Krishtit. Ju do të mendoni se babai do të jetë i kënaqur. Por jo! Ai është i xhindosur. Ai do të pranonte hapur që do të parapëlqente ta kishte djalin si më parë.
Të tjerë janë shpëtuar nga alkoolizmi, nga krimi, nga çoroditja seksuale, nga okulti. Ata mendojnë me naivitet se të afërmit jo vetëm që do të jenë të ngazëllyer, por do të duan të bëhet vetë të krishterë. Por nuk funksionon kështu. Ardhja e Zotit Jezus sjell përçarje në familje.
Të braktisësh fenë e prindërve për Krishtin ndez pasionet më të thella. Për shembull, një familje mund të jetë judease vetëm me emër, mirëpo që një anëtar i kësaj familjeje të bëhet i krishterë nxit shfrime emocionale të dhunshme. Fyesi quhet një renegat, një tradhtar dhe madje e bëjnë shok me Hitlerin si një armik të judenjve. Justifikimet dhe protestat e të krishterëve bien në vesh të shurdhët.
Në shumë vende myslimane, konvertimit [kthimi] te Krishti është i dënueshëm me vdekje. Dënimi kryhet jo nga qeveria, por nga pjesëtarët më të afërt të familjes. Gruaja, për shembull, mund t'i hedh xham të grirë ushqimit të burrit.
Dhe, prapëseprapë, rrëfimi i patrembur i të konvertuarve të ri dhe përmes qëndresës së durueshme dhe të ngjashme me atë të Krishtit për shkak të urrejtjes dhe përndjekjes, të tjerë arrijnë të kuptojnë boshllëkun e jetëve të tyre dhe të fesë së tyre, dhe kthehen te Zotit Jezus me pendim dhe besim. Dhe kështu radhët shtohen përmes kundërshtimit dhe lulëzojnë përmes persekutimit.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Acts 21:1-16 | Preparing for Death

Hebrews Part 1: Shallow Christianity

Close Enough to Change: Experiencing the Transformative Power of Jesus

Christian Foundations 10 - Beliefs Part 2

I'm Just a Guy: Who's Angry

God's Waiting Room

Called Out: Living the Mission

Seeds of Justice: Devotions From a Legacy of Faith and Justice

The Art of Being Still