Çdo ditë me radhëSample

«Dhe ndodhi që, kur Moisiu ngrinte dorën e tij, Izraeli fitonte; përkundrazi, kur e ulte dorën, fitonte Amaleku» (Eksodi 17:11).
Izraeli ishte në konflikt me forcat e Amalekut. Moisiu ishte në majë të kodrës, duke parë fushën e betejës. Pozita e dorës së Moisiut bënte dallimin midis fitores dhe disfatës. Dora e ngritur e zmbrapste Amalekun. Dora e ulur e zmbrapste Izraelin.
Kur dora e Moisiut ishte e ngritur, ai përshkruante Zotin Jezus si Ndërmjetësin tonë, për ne «duart e Tij të ngritura në simpati dhe dashuri». Është përmes ndërhyrjes së Tij që ne shpëtohemi në shkallën më të lartë të mundshme. Por që këtu e në vazhdim, ky tip [krahasim] ndalon, sepse dora e Ndërmjetësit tonë nuk ulet kurrë. Asnjë lodhje nuk e bën Atë që të kërkojë ndihmë nga jashtë. Ai jeton përherë që të ndërmjetësojë për ne.
Ekziston edhe një mënyrë e dytë se si mund ta zbatojmë këtë incident, domethënë, për veten tonë si luftëtarë të lutjes. Dora e ngritur përshkruan ndërmjetësimin besnik tonin për ata besimtarë që janë të angazhuar në konfliktin frymëror në fushën e misionit në botë. Kur ne e lëmë pas dore shërbesën e lutjes, armiku triumfon.
Një misionari dhe grupit të tij në një ekspeditë i duhej që ta kalonte natën në një zonë të mbushur me banditë. Ata ia kushtuan veten kujdesit të Zotit, pastaj pushuan. Muaj më vonë kur prijësi i një bande banditësh u soll në një spital të misionit, ai e njohu misionarin. «Ne kishim ndërmend që t'ju grabitnim atë natë në vendin e hapur», tha ai, «por kishim frikë nga njëzet e shtatë ushtarët tuaj».
Më vonë, kur misionari ia përçoi këtë kishës mëmë përmes një letre, një nga anëtarët tha: «Ne patëm një takim lutjeje po atë natë dhe ishim të pranishëm njëzet e shtatë veta».
Kur Perëndia ynë na sheh atje,
duke kërkuar në vendin e lutjes,
atëherë dallga e betejës kthehet,
atëherë flakët e pushtimit digjen,
hasmi ia mbath dhe Satani trembet!
Atëherë vajtimi ngurrues i frikës
kthehet në gazin kumbues të fitores!
Na ço, Zot, o na ço atje,
ku ne mësojmë lutjen triumfuese.
Por mund të shohim edhe një depërtim tjetër në këtë incident. Zoti u betua se Ai do të kishte luftë me Amalekun nga brezi në brez. Amaleku është një pikturë e mishit. I krishteri duhet të luftojë pa pushim kundër mishit. Lutja është një nga armët kryesore të tij. Besnikëria e jetës së tij të lutjes bën shpesh dallimin midis fitores dhe disfatës.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

God, Not the Glass -- Reset Your Mind and Spirit

Be Sustained While Waiting

Identity Shaped by Grace

One New Humanity: Mission in Ephesians

The Art of Being Still

The Way to True Happiness

Virtuous: A Devotional for Women

Conversation Starters - Film + Faith - Redemption, Revenge & Justice

Following the Call of Jesus