Çdo ditë me radhëSample

«Mos e shuani Frymën. Mos i përbuzni profecitë» (1 Thes. 5:19, 20).
Zakonisht ne mendojmë për shuarjen në lidhje me një zjarr. Ne e shuajmë zjarrin kur i hedhim ujë. Duke vepruar kështu, ne ose e fikim atë plotësisht ose e pakësojmë shumë shtrirjen dhe rendimentin e tij.
Zjarri është përdorur në Shkrimin e Shenjtë si një tip për Frymën e Shenjtë. Ai është i zjarrtë, i flaktë dhe entuziast. Kur njerëzit janë nën kontrollin e Frymës, ata janë të gjallë, entuziastë dhe plot zell. Ne e shuajmë Frymën kur ndrydhim manifestimin e Frymës në mbledhjet e njerëzve të Perëndisë.
Pali thotë: «Mos e shuani Frymën. Mos i përbuzni profecitë». Mënyra se si ai e lidh shuarjen e Frymës me përbuzjen e profecive na bën të besojmë që shuarja ka të bëjë kryesisht me takimet e kishës lokale.
Ne e shuajmë Frymën kur e turpërojmë dikë në lidhje me dëshminë e tij për Krishtin, qoftë në lutje, adhurim apo shërbesën e Fjalës. Kritika e shëndoshë është një gjë, por kur ne kapemi pas fjalëve apo hollësive të parëndësishme të dikujt, ne kemi prirjen që ta dekurajojmë apo ta skandalizojmë atë në shërbesën publike.
Ne e shuajmë gjithashtu Frymën kur kemi shërbesa tej mase të organizuara, aq sa Ai është shumë i kufizuar. Nëse përgatitjet janë bërë me shumë lutje dhe në varësi të Frymës së Shenjtë, atëherë askush nuk mund të kundërshtojë. Por ato përgatitje që janë bërë mbi bazën e zgjuarsisë njerëzore kanë prirjen ta lënë Frymën e Shenjtë si një Spektator dhe jo si një Drejtues.
Perëndia i ka dhënë shumë dhunti Kishës. Ai përdor dhunti të ndryshme në raste të ndryshme. Ndoshta një vëlla ka një fjalë nxitjeje për përbashkësinë. Nëse e gjithë shërbesa publike do të përqendrohej te dikush tjetër, atëherë Fryma nuk ka lirinë për të sjellë mesazhin e nevojshëm në kohën e duhur. Kjo është një mënyrë tjetër e shuarjes së Frymës.
Përfundimisht, ne e shuajmë Frymën kur refuzojmë nxitjet e Tij në jetët tona. Ndoshta jemi shtyrë fuqishëm që të shërbejmë në një temë të caktuar, por ne frenohemi për shkak të frikës së njerëzve. Ne ndjehemi të nxitur të drejtojmë një lutje publike, por qëndrojmë ulur për shkak të drojës. Ne mendojmë për një himn që do të jetë veçanërisht i përshtatshëm, por na mungon kuraja për ta kërkuar atë.
Rezultati përfundimtar është se zjarri i Frymës është shuar, takimet tona humbasin fuqinë dhe spontanitetin e tyre dhe trupi lokal varfërohet.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Loving Well in Community

Journey Through Genesis 1-11

BEMA Liturgy I — Part C

Pray With Purpose: 3 Days of Collect Prayer

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work

The Journey of Prayer

Revelation | Reading Plan + Study Questions

Go

Romans: The Glory of the Gospel