Çdo ditë me radhëSample

«O biri im Absalom; biri im, biri im Absalom! Të kisha vdekur unë në vendin tënd, o Absalom, biri im, biri im!» (2 Sam. 18:33).
Pavarësisht nëse Absalomi ishte i shpëtuar apo jo, rënkimi i babait të tij pasqyron hidhërimin e shumë besimtarëve që vajtojnë vdekjen e një të afërmi të pashpëtuar për të cilin ata mund të jenë lutur për shumë vjet. A ka ndonjë balsam në Gilead për një rast të tillë? Cili është qëndrimi biblik [shkrimor] që duhet të kemi?
Atëherë, para së gjithash, ne nuk mund të jemi përherë të sigurt nëse personi vdiq vërtet pa Krishtin. Ne kemi dëgjuar dëshminë e një burri që kali e hodhi dhe që i besoi Krishtit «Midis yzengjisë dhe tokës, ai kërkoi mëshirë dhe mëshirë gjeti». Një burrë tjetër rrëshqiti në një skelë dhe u konvertua përpara se të ndeshte me ujin. Nëse dikush ka vdekur në incidente të tilla, askush nuk mund ta dijë nëse ka vdekur në besim apo jo.
Ne besojmë se është e mundur që një njeri të shpëtohet në një koma. Autoritetet mjekësore na tregojnë se një njeri në koma shpesh mund të dëgjojë dhe të kuptojë atë që thuhet në dhomë, edhe pse ai vetë nuk mund të flasë. Nëse ai mund të dëgjojë dhe të kuptojë, përse të mos e pranoj Jezus Krishtin përmes një akti të qartë besimi?
Por le të supozojmë më të keqen. Le të supozojmë se personi vdiq vërtet i pashpëtuar. Cili duhet të jetë qëndrimi ynë atëherë? Në mënyrë shumë të qartë ne duhet të mbajmë anën e Perëndisë kundër vetë mishit dhe gjakut tonë. Nuk është faji i Perëndisë nëse dikush vdes në mëkatet e tij. Me një çmim kolosal, Perëndia ka siguruar një rrugë përmes së cilës njerëzit mund të shpëtohen nga mëkatet e tyre. Shpëtimi i Tij është një dhuratë falas, krejt i veçuar nga borxhi ose merita. Nëse njerëzit e refuzojnë dhuratën e jetës së përjetshme, çfarë mund të bëjë më tepër Perëndia? Sigurisht që Ai nuk mund ta popullojë qiellin me njerëz që nuk duan të shkojnë atje, sepse atëherë ai nuk mund të jetë qiell.
Pra, nëse disa nga të dashurit tanë hyjnë në përjetësi pa shpresë, gjithçka që ne mund të bëjmë është të ndajmë hidhërimin dhe dhimbjen e Birit të Perëndisë, i cili, duke qarë për Jerusalemin, tha: «Unë desha, por ju nuk deshët».
Ne e dimë se Gjykatësi i tërë tokës do të veprojë me drejtësi (Zan. 18:25), kështu që ne e përligjim Atë për ndëshkimin e të humburit po aq sa edhe për shpëtimin e mëkatarëve të penduar.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Go

Hebrews: The Better Way | Video Devotional

Zechariah: Hope for God's Presence | Video Devotional

Inspire 21-Day Devotional: Illuminating God's Word

Connect

Leviticus: Living in God's Holy Presence | Video Devotional

BEMA Liturgy I — Part D

Renew Your Mind

Receive