Çdo ditë me radhëSample

«Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi» (1 Kor. 10:10).
Izraelitët ishin murmuritës kronik gjatë udhëtimit në shkretëtirë. Ata u ankuan për furnizimin me ujë. Ata u ankuan për furnizimin me ushqim. Ata u ankuan për udhëheqësit e tyre. Kur Perëndia u dha mana nga qielli, atyre shpejt iu mërzit ajo dhe shprehën dëshirën për preshtë, qepët dhe hudhrat e Egjiptit. Edhe pse nuk kishte ushqimore apo dyqan këpucësh në shkretëtirë, Perëndia siguroi një furnizim të vazhdueshëm artikujsh ushqimorë për dyzet vjet dhe këpucët nuk u vjetruan kurrë. Mirëpo në vend që të ishin mirënjohës për këtë kujdes të mrekullueshëm, izraelitët u ankuan pa pushim.
Kohët nuk kanë ndryshuar. Njerëzit sot ankohen për motin: është ose shumë vapë ose shumë ftohtë, shumë i lagësht ose shumë i thatë. Ata ankohen për ushqimin, si salcë e qullët ose tost i djegur. Ata ankohen për punën dhe rrogën, më pas për papunësinë kur nuk kanë asnjërën. Ata kërkojnë të gjejnë faj te qeveria dhe taksat e saj, kur në të njëjtën kohë kërkojnë përfitime dhe shërbime gjithnjë e në rritje. Ata nuk janë të gëzuar me njerëzit e tjerë, me makinën e tyre, me shërbimin në restorant. Ata ankohen për dhimbje dhe dhembje të lehta dhe do të donin të ishim më të gjatë, më të dobët, më të pashëm. Pavarësisht se sa i mirë ka qenë Perëndia me ta, ata thonë: «Çfarë ka bërë Ai për mua kohët e fundit?»
Duhet të jetë si një sprovë për Perëndinë që të ketë në duart e Tij njerëz si ne. Ai ka qenë aq i mirë me ne, duke na siguruar jo vetëm gjërat e nevojshme të jetës, por salltanete që vetë Biri i Tij nuk i gëzoi kur Ai ishte këtu në tokë. Ne kemi ushqim të mirë, ujë të pastër, shtëpi të rehatshme, rroba me shumicë. Ne shohim, dëgjojmë, kemi oreks, kujtesë dhe aq shumë mëshira të tjera që i konsiderojmë si tonat. Ai na ka mbrojtur, na ka udhëhequr dhe na ka mbajtur. Më e mirë nga të gjitha, Ai na ka dhënë jetë të përjetshme nëpërmjet besimit në Zotin Jezus Krisht. Dhe çfarë falënderimi merr Ai? Shumë shpesh Ai nuk dëgjon gjë, veçse një bisedë të gjatë ankesash.
Kisha një mik në Çikago vite më parë që jepte një përgjigje të mirë kur e pyesnin: «Si je?» Ai do të përgjigjej gjithmonë: «Do të ishte mëkat po të ankohesha». Unë shpesh mendoj për këtë kur tundohem që të murmurit. Është mëkat të ankohesh. Kundërhelmi për ankimin është falënderimi. Kur kujtojmë gjithçka që Zoti ka bërë për ne, ne kuptojmë që nuk kemi arsye për t'u ankuar.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

HZY | BRP Week 3 - the Role of the Holy Spirit

Tired of Comparing? Finding Your True Worth Beyond Numbers

The Artist's Identity: Rooted and Secure

Numbers: A Faithful God to Unfaithful People | Video Devotional

The Gospel According to Mark: Jesus the Suffering Servant

God’s Strengthening Word: Mercy & Forgiveness

Testimonies of Christian Professionals

What Is a Home For?

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work