Çdo ditë me radhëSample

«...gjykimi i Perëndisë është sipas së vërtetës» (Rom. 2:2).
Perëndia është i Vetmi në univers që është përsosurisht i kualifikuar për të gjykuar. Ne mund jemi përjetë mirënjohës që Ai nuk na i ka besuar neve gjykimin përfundimtar. Mendo për disa nga paaftësitë sipas të cilave duhet të punojë një gjykatës tokësor. Është e pamundur që ai të jetë krejtësisht objektiv. Ai mund të ndikohet nga rëndësia e të pandehurit ose nga pamja e tij. Ai mund të ndikohet nga ryshfetet ose nga elementë të tjerë më të hollë. Ai nuk mund ta di gjithmonë nëse një dëshmitar gënjen. Ose nëse nuk gënjen, dëshmitari mund të jetë duke e fshehur të vërtetën. Ose përsëri, ai mund të jetë duke e errësuar të vërtetën. Ose së fundi, ai mund të jetë i sinqertë, por i pasaktë.
Gjykatësi nuk mund t'i dijë gjithmonë motivet e atyre me të cilët ka të bëjë – dhe është e rëndësishme që të caktohen motivet në shumë raste ligjore.
Edhe poligrafi ose detektori i gënjeshtrave mund të mashtrohet. Kriminelë të thekur mund të kontrollojnë herë pas here reagimin fiziologjik të fajit.
Por Perëndia është Gjykatësi i përsosur. Ai ka njohuri absolute për të gjitha veprimet, mendimet dhe motivet. Ai mund të gjykojë sekretet e zemrave të njerëzve. Ai e di të gjithë të vërtetën; asgjë nuk mund t'i fshihet Atij. Ai nuk tregohet i anshëm dhe e trajton secilin paanësisht. Ai e njeh aftësinë mendore që i është dhënë secilit; një me të meta mund të mos jetë po aq përgjegjës sa të tjerët për veprimet e tij. Ai e njeh forcën e ndryshme morale të njerëzve; disa mund t'i rezistojnë tundimit më lehtë se të tjerët. Ai i njeh privilegjet dhe mundësitë e ndryshme që ka secili si edhe nivelin që një person mëkaton kundër dritës. Ai arrin të zbulojë mëkatet e lejimit (ang. sins of omission) po aq kollaj sa mëkatet e urdhërimit (ang. sins of commission), mëkatet sekret po aq kollaj sa skandalet publike.
Prandaj ne nuk duhet të druajmë se mos pagani i cili nuk e ka dëgjuar kurrë Ungjillin do të trajtohet padrejtësisht. Ose që ata të cilët kanë vuajtur padrejtësisht në këtë jetë nuk do të marrin shpagimin [e duhur]. Ose që tiranët e këqij që ia kanë hedhur në këtë jetë nuk do të ndëshkohen.
Gjykatësi mbi fron është Gjykatësi i përsosur dhe drejtësia e Tij do të jetë sipas së vërtetës dhe si rrjedhim do të jetë absolutisht e përsosur.

Scripture
About this Plan

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al
Related Plans

Workplace Witness

Gospel Courage | Share Your Faith | a 3-Day Devotional

Why You Feel Broke and Why Scrolling Makes You Poor

Prayer - Empowered to Go

Kingdom Virtues

The Effective Mom 5-Day Devotional for the Busy Mom

Dare to Dream

God in 60 Seconds - Workplace

Hero Worship