Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

Kush është Jezusi?
Je duke bërë një hap të mrekullueshëm çdo ditë për të njohur më shumë Jezusin! Kjo është një mundësi për të kaluar më thellë në besim dhe për të reflektuar mbi atë që Perëndia ka bërë dhe po bën në jetën tënde. Kur lutemi dhe hapim zemrat tona, ne bëjmë një hap më afër Zotit dhe e shohim më qartë dashurinë e Tij të pakushtëzuar për ne. Kjo është një periudhë e fuqishme për çdo besimtar, dhe çdo ditë është një mundësi për të njohur Jezusin më shumë.
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi që Jezusit t’i shfaqet çdo personi që është në kërkim të Tij, sidomos ata që nuk e njohin ende, përmes ëndrrave dhe shpalljeve të shenjta.
📖Vargu i Ditës:
"Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime."
— Joeli 2:28 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
Si mund të lutem për ata që ende nuk e njohin Jezusin?
💪Sfida e Ditës:
Ndaj një postim lutjeje për ata që nuk e njohin Jezusin dhe falendero Zotin për ata që janë në kërkim të Tij.
Scripture
About this Plan

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More