Sfida - 40 Ditë Lutje!Sample

Kush është Jezusi?
Çdo ditë është një mundësi për të pasur takime dhe shfaqje të Perëndisë në jetën tonë. Kjo është një periudhë ku mund të lutemi për ata që janë në kërkim të së vërtetës dhe që ndodhen në kërkim të drejtpërdrejtë me Perëndinë. Le të jemi të hapur dhe të gatshëm për të dëgjuar Frymën dhe për të ndihmuar ata që janë të hapur për t'u udhëzuar nga Perëndia.
🙏Lutja e Ditës:
Lutemi për takime hyjnore, për ata që janë në kërkim të së vërtetës dhe për t'u udhëzuar nga Fryma Shenjtë.
📖Vargu i Ditës:
"Dhe Fryma i tha Filipit: 'Afrohu dhe arrije atë karrocë!' Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: 'A e kupton atë që lexon?'"
— Veprat 8:29-31 (ALBB)
⁉️Pyetje Reflektimi:
A mund të jesh më i hapur për t'iu përgjigjur udhëzimeve të Frymës Shenjtë dhe për të ndihmuar të tjerët që kërkojnë të vërtetën?
💪Sfida e Ditës:
Kërko mundësinë për të udhëzuar dikë që është në kërkim të Jezusit dhe ndaj me të një fjalë inkurajimi.
Scripture
About this Plan

Ky është një plan ndryshe nga të tjerët. Vjen si një udhëzues për ty që po kalon sfida të ndryshme këtë kohë dhe nuk po përjeton gëzimin, paqen dhe dashurinë e Perëndisë apo e ndjen sikur Ai është larg. Fillo sot sfidën 40 ditore dhe përjeto paqen që ja tejkalon çdo zgjuarsie, dhe gëzimin e Tij❤️
More