YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 67 OF 366


Si mund të mbushem me Frymën e Shenjtë?

Sepse, sa u shkruan më përpara, u shkruan për mësimin tonë, që me anë të durimit dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë. (Romakëve 15:4)

Si mund të mbushemi me Frymën e Shenjtë? Si mund të përjetojmë derdhjen e Frymës së Shenjtë mbi kishën dhe veten tonë, gjë e cila na mbush me gëzim të paepur dhe na çliron për t’i dashur njerëzit përreth nesh në mënyra aq autentike, sa të fitohen për Krishtin?

Përgjigjja: Medito ditë e natë mbi premtimet e pakrahasueshme dhe shpresëdhënëse të Perëndisë. Sipas Romakëve 15:4, kjo ishte mënyra si Pali e mbajti zemrën e tij të mbushur me shpresë, gëzim dhe dashuri: “Sepse, sa u shkruan më përpara, u shkruan për mësimin tonë, që me anë të durimit dhe të ngushëllimit të Shkrimeve, të kemi shpresë.”

Siguria e plotë e shpresës vjen nga meditimi i premtimeve të fjalës së Perëndisë. Kjo nuk bie ndesh me fjalinë pas nëntë vargjesh, që thotë se Fryma e Shenjtë na jep shpresë (Romakëve 15:13), sepse Fryma e Shenjtë është autori hyjnor i Shkrimit. Fjala e Tij është mjeti përmes të cilit Ai punon. Nuk ka kontradiktë në faktin që Ai na mbush me shpresë duke na mbushur me premtimet e Tij.

Shpresa nuk është një emocion i mjegullt që vjen papritur, si puna e dhimbjeve të stomakut. Shpresa është siguria që e ardhmja e jashtëzakonshme e premtuar nga fjala e Frymës, do të bëhet realitet. Prandaj, ne mbushemi me Frymën kur mbushemi me fjalën e Tij. Ne kemi fuqinë e Frymës duke besuar premtimet e fjalës së Tij.

Është fjala e premtimit ajo që na mbush me shpresë, shpresa na mbush me gëzim, gëzimi gufon në fuqi dhe liri për ta dashur të afërmin tonë. Kjo është plotësia e Frymës së Shenjtë!

Scripture

Day 66Day 68