Solid Joys ShqipSample

Krishtlindja ka të bëjë me lirinë
Sepse, duke qenë se bijtë kanë të përbashkët mishin dhe gjakun, po ashtu edhe ai u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes atë, që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të çlironte të gjithë ata, që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën. (Hebrenjve 2:14-15)
Jezusi u bë njeri, për shkak se ajo që nevojitej ishte vdekja e një njeriu, i cili ishte më tepër se njeri. Mishërimi ishte mënyra se si Perëndia e vendosi veten nën dënimin me vdekje.
Krishti nuk rrezikoi vdekjen, Ai e zgjodhi vdekjen, e përqafoi atë. Kjo ishte pikërisht arsyeja pse Ai: “nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si shpërblesë për shpengimin e shumë vetave” (Marku 10:45).
Nuk është çudi që Satani u përpoq ta largonte Jezusin prej kryqit–përmes tundimit në shkretëtirë (Mateu 4:1-11) dhe përmes fjalëve të Pjetrit (Mateu 16:21-23)! Kryqi ishte shkatërrimi i Satanit. Si e shkatërroi Jezusi atë?
Hebrenjve 2:14 thotë se Satani ka “pushtetin e vdekjes”. Kjo do të thotë se Satani ka aftësinë për ta bërë vdekjen të frikshme. “Pushteti i vdekjes” është pushteti që i mban njerëzit në skllavëri përmes frikës së vdekjes. Është pushteti për t’i mbajtur njerëzit në mëkat, në mënyrë që vdekja të vijë si një gjë e tmerrshme.
Por Jezusi e zhveshi Satanin nga ky lloj pushteti. Ai e çarmatosi atë dhe farkëtoi një parzmore drejtësie për ne, e cila na mbron nga dënimi i djallit. Si e bëri Jezusi këtë?
Përmes vdekjes së Tij, Jezusi i hoqi tej gjithë mëkatet tona. Një person pa mëkat nuk mund të dënohet nga Satani. Duke qenë se jemi të falur, ne jemi përfundimisht të pashkatërrueshëm. Plani i Satanit ishte që ta shkatërronte sundimin e Perëndisë duke i dënuar ndjekësit e Tij në vetë gjykatën e Perëndisë. Tradhtia e Satanit është ndërprerë dhe dinakëria e tij kozmike është thyer. Ne “mund ta durojmë tërbimin e tij, se ditët i ka të numëruara.” Kryqi i ka kaluar tejpërtej dhe shumë shpejt do të japë frymën e fundit.
Krishtlindja ka të bëjë me lirinë–liri nga frika e vdekjes.
Jezusi mori natyrën tonë në Bethlehem, për të vdekur në vendin tonë në Jerusalem–që sot ne të jemi sypatrembur në qytetin tonë. Po, sypatrembur, sepse nëse kërcënimi më i madh ndaj gëzimit tonë është hequr, atëherë pse të shqetësohemi për rreziqet e vogla? Si mund të themi (me të vërtetë): “Nuk kam frikë të vdes, por kam frikë se humbas punën”? Jo, jo. Mendo pak!
Nëse vdekja (thashë vdekja–të mos kesh puls, të jesh i ftohtë, të kesh ikur!)–nëse vdekja nuk është më frikë, ne jemi të lirë, vërtet të lirë. Jemi të lirë të ndërmarrim çdo rrezik nën diell për Krishtin dhe për dashurinë. Nuk jemi më skllevër të ankthit.
Nëse Biri të ka bërë të lirë, do të jesh vërtet i lirë!
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

From Waiting to the Immediate

Winter Warm-Up

EquipHer Vol. 24: "Who’s Economy Are You Working For?"

DEPRESSION IS a LIE - a Podcast Series With Dustin Tavella

BUSY

Cultivating a Satisfying Marriage: Leading, Serving, and Discipling Together

Jesus, I Want to Know You

How to Know Jesus Personally – Start Your Faith Journey Today

The Thread for Survivors: A 5-Day Devotional Journal of Healing, Finding Your Voice and Sacred Becoming
