Solid Joys ShqipSample

Lindja e të Lashtit të ditëve
Atëherë Pilati i tha: “Ti, pra, qenke mbret?” Jezusi u përgjigj: “Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kushdo që është prej së vërtetës, dëgjon zërin tim.” (Gjoni 18:37)
Gjoni 18:37 është një tekst shumë i mirë për Krishtlindje, edhe pse vjen nga fundi i jetës tokësore të Jezusit dhe jo nga fillimi i saj.
Vërejmë që Jezusi nuk po thotë vetëm se Ai lindi, por që Ai “ka ardhur në botë”. Veçantia e lindjes së Tij është se Ai nuk filloi të ekzistonte atë ditë, por Ai ekzistonte para se të lindte në grazhd. Personi, karakteri, personaliteti i Jezusit të Nazaretit ekzistonin para se njeriu Jezus i Nazaretit të lindte.
Fjala teologjike për ta përshkruar këtë mister nuk është krijim, por mishërim. Personi, jo trupi, por qenia thelbësore e Jezusit, ekzistonte para se Ai të lindte si njeri. Lindja e Tij nuk ishte ardhja në ekzistencë e një personi të ri, por ardhja në botë e një personi pafundësisht të lashtë.
Mikea 5:2 e thotë kështu, shtatëqind vjet para se Jezusi të lindte:
Por ti, o Bethlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë.
Misteri i lindjes së Jezusit nuk është thjesht se lindi prej një virgjëreshe. Ajo mrekulli u caktua prej Perëndisë që të dëshmonte për një mrekulli edhe më të madhe–domethënë që fëmija i lindur në Krishtlindje ishte një person që ekzistonte “nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë”.
Lindja e Tij, pra, ishte e qëllimshme. Që para se të lindte, Ai mendoi për lindjen e Tij. Bashkë me Atin e Tij, Ai bëri një plan. Pjesë e atij plani të madh ishte edhe ajo që tha në orët e Tij të fundit mbi këtë tokë: “Për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kushdo që është prej së vërtetës, dëgjon zërin tim” (Gjoni 18:37).
Jezusi ishte e vërteta e përjetshme. Ai foli vetëm të vërtetën. Jezusi mishëroi të vërtetën më të madhe të dashurisë. Ai po mbledh në familjen e Tij të përjetshme të gjithë ata që kanë lindur nga e vërteta. Ky ishte plani që nga ditët e lashta.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Is ‘Making Money While You Sleep’ Biblical?

Journey Through Revelation

The Sabbath Way: Finding the Rest Your Soul Craves by Travis West

Journey Through Hebrews

Practical Ways to Love God & Others: Devotions for Girls (I Am Available)

Technicolor Woman

I Said Yes to Jesus: A 5-Day Journey to Take Your Next Steps in Faith by Youth Alive Australia

Encouragement for New Believers

When Grief or Loss Hits Like a Wave
