Solid Joys ShqipSample

Dashuria më e madhe
“Djema, ju shkruaj sepse mëkatet ju janë falur për shkak të emrit të tij.” (1 e Gjonit 2:12)
Pse duhet ta theksojmë faktin që Perëndia do, fal dhe shpëton “për hir të emrit të tij”—për lavdinë e Tij? Ja dy arsye (mes shumë të tjerash):
1) Ne duhet ta theksojmë faktin se Perëndia do dhe fal për hir të lavdisë së Tij, sepse Bibla e thekson këtë.
“Unë, pikërisht unë, jam ai që për hir të vetvetes fshij shkeljet e tua dhe nuk do t’i mbaj mend mëkatet e tua.” (Isaia 43:25)
“Për hir të emrit tënd, o ZOT, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.” (Psalmi 25:11)
“Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd dhe na çliro e na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.” (Psalmi 79:9)
“Edhe nëse paudhësitë tona dëshmojnë kundër nesh, o ZOT, vepro për hir të emrit tënd.” (Jeremia 14:7)
“O ZOT, ne e pranojmë ligësinë tonë dhe paudhësinë e etërve tanë; po, kemi mëkatuar kundër teje. Mos na hidh poshtë për hir të emrit tënd, mos e turpëro fronin e lavdisë tënde.” (Jeremia 14:20-21)
“Të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin.” (Romakëve 3:25-26)
“Mëkatet ju janë falur për shkak të emrit të tij.” (1 e Gjonit 2:12)
2) Ne duhet ta theksojmë faktin se Perëndia do dhe fal për hir të lavdisë së Tij, sepse kjo e bën të qartë që Perëndia na do me dashurinë më të madhe.
“O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time.” (Gjoni 17:24)
Perëndia nuk na do në një mënyrë që nabën ne supremë, por që e bën Atëtë jetë suprem. Qielli nuk do të jetë një sallon pasqyrash, por një vizion gjithnjë e në rritje i madhështisë së pafundme. Do të ishte zhgënjimi më i madh po të shkonim në qiell dhe të zbulonim se jemi ne qenia supreme.
Dashuria më e madhe siguron që Perëndia e bën gjithçka që të lartësojë dhe të madhërojë superioritetin e Tij, që kur ne të shkojmë në qiell, të kemi diçka që do të na e shtojë gëzimin tonë në amshim: vetë lavdinë e Perëndisë. Dashuria më e madhe është që Perëndia na jep veten e Tij për t’u kënaqur në Të përjetësisht, dhe kjo i kushtoi jetën e Birit të Tij (Romakëve 8:32). Për këtë e ka fjalën Perëndia, kur thotë se na do dhe na fal për hir të emrit të Tij.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

5 Days of 5-Minute Devotions for Teachers

The Power of Community - Vol. 1: In Times of Grief

I'm Just a Guy: Who Feels Alone

Spirit-Led Emotions: Mastering Emotions With Holy Spirit

Uncharted: Ruach, Spirit of God

Engaging in God’s Heart for the Nations: 30-Day Devotional

When Your Child’s LifeStyle Choices Hurt – Guidance for Hurting Parents

What a Man Looks Like

Don't Quit
