Solid Joys ShqipSample

Për njerëzit e vegjël të Perëndisë
Dhe ndodhi që, në ato ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të regjistruar gjithë botën. Ky regjistrim qe i pari kur Kyreni ishte qeveritari i Sirisë. Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet. Por edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i fisit të Davidit, për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e tij të premtuar, e cila qe shtatzënë. (Luka 2:1-5)
A e ke menduar ndonjëherë sa e mahnitshme është që Perëndia e caktoi më përpara që Mesia të lindte në Bethlehem (ashtu si na tregon profecia e Mikeas 5)? Po fakti që Ai i caktoi gjërat në atë mënyrë që, kur të vinte koha, nëna e Mesias dhe babi i Tij ligjor të mos jetonin në Bethlehem, por në Nazaret? Po një fakt tjetër që, për të përmbushur fjalën e Tij dhe për t’i sjellë këta dy njerëz të panjohur, të parëndësishëm dhe të vegjël në Betlehem atë Krishtlindje të parë, Perëndia vendosi në zemrën e Cezar Augustit që e gjithë Perandoria Romake të regjistrohej, secili në qytetin e tij? Një dekret për të gjithë botën që dy njerëz të bëjnë 110 kilometra rrugë!
A je ndier ndonjëherë si unë, i vogël dhe i parëndësishëm në një botë me shtatë miliardë njerëz, ku të gjitha lajmet janë vetëm për lëvizjet e mëdha politike, ekonomike dhe shoqërore, si dhe për njerëzit e jashtëzakonshëm, të famshëm për botën dhe me shumë pushtet e prestigj? Nëse je ndier kështu, mos u dekurajo dhe mos u mërzit. Në Shkrime nënkuptohet se të gjitha forcat gjigande politike dhe të gjithë komplekset e mëdha industriale, madje pa dijeninë e tyre, po drejtohen prej Perëndisë, jo për hir të tyre, por për hir të njerëzve të thjeshtë të Perëndisë—Marisë së vogël dhe Jozefit të vogël, të cilët duhet të shkonin nga Nazareti në Bethlehem. Perëndia vë në lëvizje një perandori të tërë për të përmbushur fjalën e Tij dhe për të bekuar fëmijët e Tij.
Mos mendo që për shkak se përjeton armiqësi në botën e vogël të përvojave të tua, dora e Zotit është shkurtuar. Me gjithë zemrën e Tij, Ai po kërkon shenjtërinë tonë, jo begatinë apo famën tonë. Dhe me këtë synim në mendje, Ai e sundon gjithë botën. Ashtu si na thuhet te Fjalët e Urta 21:1: “Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; e drejton ku do ai.”
Ai është një Perëndi i madh për njerëz të vegjël dhe ne kemi një arsye të madhe për t’u ngazëlluar, që edhe pa e ditur ne, të gjithë mbretërit, presidentët, kancelarët dhe kryeministrat e botës ndjekin dekretet sovrane të Atit tonë në qiell, në mënyrë që ne, fëmijët e Tij, të mund të përshtatemi me shëmbëllimin e Birit të Tij, Jezu Krishtit, dhe më pas të hyjmë në lavdinë e Tij të përjetshme.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

Go

Revelation | Reading Plan + Study Questions

The Journey of Prayer

Journey Through Genesis 1-11

Evangelistic Prayer Team Study - How to Be an Authentic Christian at Work

Connect With God Through Reformation | 7-Day Devotional

Romans: The Glory of the Gospel

Loving Well in Community

BEMA Liturgy I — Part C
