Solid Joys ShqipSample

I vetmi pastrues i ndërgjegjes
Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshëm ia ofroi veten e tij të patëmetë Perëndisë, do të pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë! (Hebrenjve 9:14)
Ne jetojmë në epokën moderne–në epokën e internetit, të telefonave të zgjuar dhe të transplanteve të zemrës–dhe në thelb, problemi ynë është gjithmonë i njëjti: Ndërgjegjja jonë na dënon dhe na bën të ndihemi të papranueshëm për Perëndinë. Ne jemi shkëputur nga Perëndia dhe ndërgjegjja na dëshmon për këtë.
Ne mund ta sakrifikojmë veten, ose t’i hedhim fëmijët tanë në lumin e shenjtë, ose të japim një milion dollarë për bamirësi, ose të shërbejmë në një kuzhinë për të varfrit, ose të praktikojmë njëqind forma të ndryshme pendese ose vetëlëndimi, dhe rezultati do të jetë i njëjtë: Njolla mbetet dhe vdekja na tmerron.
E dimë se ndërgjegjja jonë është e njollosur–jo nga gjërat e jashtme si prekja e një trupi të vdekur, e një pelene të pisët, apo e një bërxolle derri. Jezusi tha se ajo që del prej njeriut e ndot njeriun, jo ajo që hyn brenda tij (Marku 7:15-23). Ne ndotemi nga qëndrime të tilla si krenaria, keqardhja për veten, hidhërimi, epshi, smira, xhelozia, lakmia, apatia dhe frika.
Përgjigjja e vetme në këtë epokë moderne, si dhe në çdo epokë tjetër, është gjaku i Krishtit. Ku do të shkosh kur ndërgjegjja jote zgjohet dhe të dënon? Hebrenjve 9:14 të jep përgjigjen: “Aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së përjetshëm ia ofroi veten e tij të patëmetë Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t’i shërbyer Perëndisë së gjallë!”
Përgjigjja është: Kthehu te gjaku i Krishtit. Kthehu te i vetmi agjenti pastrues në gjithësi, i cili mund të të japë lehtësim në jetë dhe paqe në vdekje.
Scripture
About this Plan

"Solid Joys" janë lexime devocionale të shkruara nga autori John Piper. Këto lexime të shkurtra dhe domethënëse do të ta shtojnë gëzimin në Jezusin çdo ditë të vitit.
More
Related Plans

40 Rockets Tips - Workplace Evangelism (31-37)

Messengers of the Gospel

Multivitamins - Fuel Your Faith in 5-Minutes (Pt. 3)

Connecting With the Heart of Your Child

Peter, James, and John – 3-Day Devotional

Sowing God's Word

Moses: A Journey of Faith and Freedom

Built for Impact

A Mother's Heart
