YouVersion Logo
Search Icon

Solid Joys ShqipSample

Solid Joys Shqip

DAY 329 OF 366


Mbahu fort pas shpresës tënde

Kështu Perëndia, duke dashur t’u tregojë trashëgimtarëve të premtimit pandryshueshmërinë e vendimit të tij, ndërmjetësoi me betim, që me anë të dy gjërave të pandryshueshme, në të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë, të kemi ngushëllim të fortë ne, që kemi marrë strehë duke u kapur nga shpresa që na u vu përpara. (Hebrenjve 6:17-18)

Pse shkrimtari i Hebrenjve na inkurajon të kapemi fort pas shpresës që na u vu përpara? Nëse përjetimi final i shpresës sonë u arrit dhe u sigurua pandryshueshmërisht nga gjaku i Jezusit, atëherë pse Perëndia na thotë që të kapemi fort pas asaj shprese?

Përgjigjja është kjo:

  • Ajo që Krishti bleu për ne kur vdiq, nuk është të mos pasurit nevojë për t’u mbajtur fort, por fuqia aftësuese për t’u mbajtur fort.
  • Ajo që Krishti bleu për ne, nuk ishte anulimi i vullnetit tonë, sikur të mos na duhej të mbaheshim fort, por transformimi fuqizues i vullnetit tonë, në mënyrë që të duam të mbahemi fort.
  • Ajo që Ai bleu, nuk ishte anulimi i urdhërimit për t’u mbajtur fort, por përmbushja e urdhërimit për t’u mbajtur fort.
  • Ajo që Krishti bleu, nuk ishte fundi i nxitjes, por triumfi i nxitjes.

Ai vdiq që ti të bësh pikërisht atë që bëri Pali te Filipianëve 3:12: “Po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti.” Është ungjilli dhe jo marrëzi t’i thuash një mëkatari të bëjë atë që vetëm Krishti mund ta aftësojë ta bëjë; domethënë, të shpresojë në Perëndinë.

Prandaj, të nxis me gjithë zemrën time: Zgjatu dhe kapu pas asaj për të cilën je kapur nga Krishti. Mbaje fort me gjithë forcën tënde–e cila është fuqia e Tij. Kape fort dhuratën e bindjes tënde, të cilën Krishti e bleu me gjakun e Tij.